36.5 C
Tiranë
Wednesday, August 13, 2025
spot_img

Prokuroria e Tiranës ka reaguar pas skandalit në COVID 2/ Hetim të plotë dhe të thelluar!

Prokuroria e Tiranës ka reaguar pas skandalit në COVID 2 ku u zbulua një rast mashtrimi dhe korrupsioni me një paciente të sëmurë që ndërroi jetë më 25 dhjetor nga koronavirusi.

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.281 datë 13.01.2021 në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2 te Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë, shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallëzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962 pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për t’i shërbyer mamasë së kallëzueses, e cila ishte e shtruar në spital me Covid-19, duke ju prezantuar si infermiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit.

Gjithashtu në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur.

Në datën 28.11.2020 mamaja e kallëzueses është shtruar tek spitali universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital me date 25.12.2020. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe që më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital.Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që t’i jepja telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal i ka thënë, meqenëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin.

 

Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallëzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. Kallëzuesja nuk e dinte a po ia jepnin ilaçet apo jo sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata.

Shuma e paguar ne total është rreth 800.000 lekë të reja pa llogaritur ilaçet që kallëzuesja sipas instruktimit të Tire Alldervishit i blinte nëpër farmaci të ndryshme për t’ia dhënë asaj me qëllim që të bëhej mjekimi i mamasë së saj.

Komunikimet ndërmjet Tire Alldervishi dhe kallëzueses janë bërë si verbalisht ashtu edhe nëpërmjet rrjetit të komunikimit What’s Up.
Është ndaluar shtetasja Tire Alldervishi dhe ndaj saj është depozituar kërkesa e Prokurorisë për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë do të kryejë një hetim të plotë dhe të thelluar për të qartësuar nëse ndodhemi para një rasti sporadik apo para një skeme të mirëfilltë përfitimi nga personeli mjekësor apo ndihmës në kurriz të të sëmurëve me sëmundjen COVID-19 duke mos hezituar të vërë para përgjegjësisë penale këdo që do të rezultojë i implikuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Policia e Vlorës godet rast të prostitucionit, arrestohen dy shtetase kineze dhe dy klientë

0
Vlora – Policia e Vlorës ka goditur një rast të shfrytëzimit të shtetaseve të huaja për prostitucion në lagjen “Uji i Ftohtë”, duke identifikuar...

Vlora – Gjendet i mbytur një 70-vjeçar në Plazhin e Vjetër

0
Vlora – Një shtetas rreth 70 vjeç është gjetur i mbytur në Plazhin e Vjetër të qytetit të Vlorës. Sipas policisë, viktima dyshohet të...

Policia e Fierit arreston dy persona për zjarrvënie në Vjosë dhe Lushnjë

0
Fier – Policia e Fierit ka goditur dy raste të zjarrvënies në zonat e Vjosës dhe Lushnjës, duke arrestuar dy shtetas, Shezai Banaj dhe...

Zjarri apokaliptik në Gramsh shkatërron 39 banesa në Skënderbegas, situata jashtë kontrollit

0
Gramsh – Një zjarr me përmasa të mëdha ka shkatërruar 39 banesa në fshatin Skënderbegas, ndërsa flakët vijojnë të përhapen dhe të hapen vatra...

Shpërthim me lëndë plasëse në Durrës, vetëm dëme materiale

0
Durrës – Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 të Durrësit, në ambientet e jashtme të...