6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Prokuroria godet skemën mashtruese me barnat e rimbursueshme: Arrestohet ish-drejtori i FSDKSH dhe administratorë farmaceutikë

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar dhe goditur një skemë të organizuar mashtrimi me barnat e rimbursueshme, duke lëshuar 8 masa sigurie ndaj administratorëve të kompanive farmaceutike dhe zyrtarëve të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Në qendër të hetimeve ndodhet kompania “CFO Pharma”, në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli, dhe administratori i saj Frigul Milla, i shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë gjithashtu Spartak Zekja, ish-drejtor i FSDKSH, ndërsa disa punonjës të institucionit janë pezulluar ose u është ndaluar dalja jashtë vendit.

Skema e mashtrimit

Sipas hetimeve, Frigul Milla përdorte kompanitë “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” për të paraqitur të dhëna të rreme mbi blerjet e barnave si “Foster” dhe “Trimboe”, që më pas shiteshin tek “CFO Pharma” për t’u rimbursuar në mënyrë të paligjshme nga fondet publike.
• Pharma Plus kishte deklaruar 2,000 kuti “Foster” dhe 1,107 kuti “Trimboe” në vlerë 10 milion lekë, pa asnjë blerje reale.
• Medix Albania kishte deklaruar 4,000 kuti “Foster” dhe 11,500 kuti “Trimboe” në vlerë 60 milion lekë.

Falsifikimet ishin miratuar nga zyrtarë të FSDKSH, të cilët lidhnin kontrata pa kontroll fizik të barnave, duke krijuar inventarë fiktivë dhe faturime të rreme që prodhuan përfitime të mëdha financiare.

Të arrestuarit dhe masat e sigurisë
• Frigul Milla – administrator i “CFO Pharma”, në kërkim, arrest në burg
• Spartak Zekja – ish-drejtor i FSDKSH, arrest në burg
• Alba Zylfo – ndalim dalje nga shteti, detyrim për t’u paraqitur
• Jona Berberi – ndalim dalje nga shteti, detyrim për t’u paraqitur
• Lorela Ballabani – ndalim dalje nga shteti, detyrim për t’u paraqitur
• Zade Mali – ndalim dalje nga shteti, pezullim nga detyra
• Esjana Gjishti – ndalim dalje nga shteti, pezullim nga detyra
• Romina Agalliu – detyrim për t’u paraqitur

Hetimet

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe Seksionin e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës.

Prokuroria njofton se veprimet e të dyshuarve përbëjnë elementë të veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, sipas nenëve 186 dhe 180 të Kodit Penal.

Hetimet për këtë skemë mashtruese vazhdojnë, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrjetit të përfitimeve dhe lidhjeve mes kompanive farmaceutike dhe zyrtarëve publikë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...