15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Propozimi i Çekisë për emigracionin e paligjshëm/ PD: “Rama rrezikon rikthimin e vizave për shqiptarët”

Partia Demokratike, ka dënuar ashpër qëndrimet e Shqipërisë ndaj emigracionit të paligjshëm.

Në një komunikim për mediat Floriana Garo tha se 12 vite pas liberalizimit nga qeveria Berisha dhe PD, kryeministri Edi Rama po rrezikon rikthimin e vizave për shqiptarët.

Deklaratë e Partisë Demokratike, zëdhënësja e PD, Floriana Garo:

Çekia, vendi që mban Presidencën e BE deri në fund të vitit, ka kërkuar që Shqipërisë bashkë me Serbinë, t’u kthehet regjimi i vizave. Domethënë që qytetarët shqiptarë të kërkojnë vizë për të lëvizur në Bashkimin Europan, siç bënin para vitit 2010, kur qeveria Berisha e Partisë Demokratike liberalizoi vizat.

 

 

Kërkesa ka ardhur pas vonesave dhe mospajtimit absurd të qeverisë Rama për të mos njësuar kriteret e vizave për shtetasit e vendeve të treta me BE, çka u mundëson nacionaliteteve të ndryshme të përdorin Shqipërinë si portë hyrëse në vendet e Bashkimit Europian.

Partia Demokratike e dënon me ashpërsi këtë praktikë, që ka të bëjë fund e krye me trafiqe mafioze njerëzore të organizuara dhe pista të korrupsionit.

Vendimi e fut Shqipërinë në hartën e vendeve problematike dhe i ekspozon qytetarët shqiptarë ndaj qëndrimeve jodashamirëse në aeroportet e Europës.

Politika e portave të shqyera, jo vetëm ushtron trysni mbi sistemin e emigracionit të Bashkimit Europian, por është një risk për sigurinë, si për Shqipërinë ashtu dhe për vendet e BE.

Partia Demokratike, si forca që liberalizoi vizat i kërkon BE të ushtrojë presion mbi qeverinë Rama që të bëhet menjëherë përputhja e kritereve për viza me Shqipërinë. Lëvizja e lirë është e një rëndësie të jashtëzakonshme, dhe është arritur pas një bllokimi thuajse 70 vjeçar të shqiptarëve.

Shqiptarëve u theksojmë se kjo është një tjetër arsye që të ngrihen në protesta. Një qeveri që e kthen mbrapsht orën e Shqipërisë është një rrezik kombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...

Stuhia “Teresa” godet Ishujt Kanarie: Përmbytje, valë gjigante dhe kaos në fluturime

0
Stuhia e fuqishme “Teresa” ka përfshirë Ishujt Kanarie në Spanjë, duke sjellë reshje intensive, erëra të forta dhe borë në zonat malore të Tenerife,...

Ambasadori gjerman: Zbatimi i ligjit në Kosovë kyç për integrimin në BE, pa penguar...

0
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet në të gjithë territorin e...

Studimi: Aktivitetet mendore mund të vonojnë Alzheimerin deri në 5 vite

0
Një studim i publikuar më 11 shkurt 2026 në revistën Neurology ka nxjerrë në pah rolin kyç të aktiviteteve mendore në vonimin e shfaqjes...