11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Protesta e 43-të para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi: “Veliaj do të ndëshkohet për vjedhjen e qytetarëve”

Partia Demokratike ka mbajtur sot protestën e 43-të radhazi para Bashkisë së Tiranës, ku ka kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzon si pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, tashmë nën hetim nga SPAK për katër vepra penale.

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, në fjalën e tij tha se Partia Socialiste nuk mund të quhet më forcë politike, duke akuzuar drejtues të saj për përfshirje në skandale dhe afera korruptive.

“PS nuk mund të jetë më një forcë politike që ka në burg ministra, deputetë e drejtorë të lartë të administratës, drejtorë të dënuar për përdhunim në grup, hajdutë vilash e xhepash. Kjo është një bandë kriminale dhe jo një parti politike,” – u shpreh Këlliçi.

Ai theksoi se SPAK po i jep kohë Erion Veliajt për të kërkuar azil politik në SHBA, por PD nuk do ta ndalë betejën për të sjellë drejtësinë. **”Veliaj ka shkuar tre herë në SHBA brenda dy javësh dhe nuk ka asnjë foto apo informacion për vizitat e tij. Ai po përpiqet të gjejë strehim politik, por ne nuk do ta lëmë,”** – tha ai.

Këlliçi premtoi se PD do të vijojë protestat dhe se më 12 maj, sipas tij, do të nisë një epokë e re për Shqipërinë me fitoren e kësaj force politike në zgjedhje. Beteja jonë është për qytetarët, për një Shqipëri të ndershme dhe të lirë nga korrupsioni,” – përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...