Kryeministri Edi Rama, duket se ka ironizuar situatën politike të Partisë Demokratike.
Pas përfundimit të protestës së thirrur nga Sali Berisha para godinës së PD-së, ku u shënuan incidente të dhunshme, Rama ka reaguar përmes një postimi ironik
Duke cituar John Wayne kreu i qeverisë shkruan në rrjetin social ‘Instagram’ :
“Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë”.
Kujtojmë se protesta e sotme u shoqërua me tensione të forta, si edhe u përshkallëzua me përdorimin e gazit lotsjellës. PD kërkoi ndërhyrjen e policisë pasi hyrjes me forcë në ambientet e seli të mbështetësve të Berishës.