10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Protesta e mjekëve kundër arrestimeve të kolegëve të akuzuar për korrupsion/ “Kryeministri ka thënë që problem në Shqipëri për korrupsionin është sistemi, jo individi”

Një grup mjekësh, pjesë e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor protestuan mëngjesin e kësaj të enjte përpara ambienteve të spitalit të Traumës kundër arrestimeve të kolegëve të tyre të cilët akuzohen për korrupsion.

Në një prononcim për mediat, një prej përfaqësuesve të mjekëve deklaroi se edhe vetë kryeministri Edi Rama e ka thënë që problemi nuk është tek individi, por te sistemi.

Por, sipas tij, organet e drejtësisë janë nxituar në konkluzionet për mjekët e arrestuar dhe e quajnë të padrejtë ndalimin e tyre kur nuk ka prova konkrete.

“Jam mjek që prej 30 vitesh. Nuk dua t’i heq asgjë prononcimit që bëri kolegu, por dua të shtoj: Kryeministri para disa vitesh ka thënë që problem në Shqipëri për korrupsionin është sistemi, jo individi. Ai ka thënë se nëse ne sjellim edhe një gjerman, me këtë sistem ai do të korruptohet. Pra, unë jam sot këtu për të protestuar për mënyrën e zgjidhjes së problemit. Nuk është zgjidhje arrestimi i kolegëve tanë. U arrestuan ata. U zgjidh problemi? Nuk është bërë asgjë, absolutisht vazhdon të jepet bakshish në spitale.

Më tej ai thotë se vendosja e arrestit me burg është e padrejtë pasi ata mjekë nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë për shoqërinë.

“Kjo sindikatë distancohen nga çdo veprim abuziv dhe korruptim që kryhet në emër të shërbimit shëndetësor që kryhen nga bluzat e bardha por nuk mund të lejojmë që këto bluza të bardha që shpëtojnë jetë njerëzish pa asnjë dallimin nëse janë të bardhë ose të zinj, të trajtojnë njësoj sikurse kriminelët që marrin këtë jetë të çmuar. Sindikata nuk e sheh opportune ndalimin e një mjeku që nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore mbështetur në nenin 228,229 të Kodit Penal dhe e konsideron të shpejtuar vendimin e prokurorisë për masën e sigurisë arrest me burg për diskutime të të tretëve në telefona të cilët përmendin emra të ndryshëm pa asnjë provë.

Ligji parashikon se ndalimi bëhet nëse pretendohet se vepra penale është në kryerje e sipër dhe arresti me burg vendoset nga gjykata paraqet rrezikshmëri shoqërore. Mjekët dhe punonjësit shëndetësor nuk janë në këtë situatë. Për të gjitha arsyet e mësipërme, ndalimet e këtyre mjekëve me shoë mediatik pa asnjë provë të drejtëpërdrejtë janë abusive në kundërshtim me ligjin dhe shkelje e hapur. Sindikata jonë si përfaqësuese e tyre kërkon nga organet institucionale të ndalojnë këto abuzime dhe garanton shërbimet shëndetësore që do i ndjekin në çdo mënyrë” – tha një prej mjekëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...