10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Protesta e opozitës kundër korrupsionit, varfërisë dhe emigracionit/ DW: “Mijëra vetë iu përgjigjën thirrjes”

“Shqipëria në rrezik”, nën këtë moto disa mijëra mbështetës të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë protestuan para Kryeministrisë, kundër korrupsionit dhe situatës së vështirë të krijuar nga kriza ekonomike.

Disa mijëra vetë iu përgjigjën thirrjes së dy partive kryesore të opozitës Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë duke protestuar këtë të shtunë (12.11) përpara kryeministrisë në Tiranë kundër qeverisë së Partisë Socialiste të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Protestuesit thërrisnin përpara Kryeministrisë që Rama të japë dorëheqjen. Protesta ishte në përgjithësi paqësore, por pas përfundimit të fjalimeve, ku ndër të tjerë protestuesve iu drejtuan Ilir Meta ish-president dhe aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë dhe në fund ish-kryeministri Sali Berisha.

Pas përfundimit të protestës që zgjati rreth tri orë, protestuesit u drejtuan drejt hyrjes së kryeministrisë duke depërtuar mes forcave të rendit dhe hodhën bojë të kuqe në fasadën e selisë së kryeministrit. Po ashtu protestuesit ndezën dhe qirinj në përkujtim të dy personave të vrarë gjatë dy viteve të fundit prej policisë. Policia ndërhyri duke ndaluar njërin prej protestuesve.

Sivjet në Shqipëri ka pasur rritje të çmimeve rreth 8 përqind për produktet bazike ushqimore duke ndjerë kësisoj pasojat e invazionit të Rusisë në Ukrainë.

Po ashtu protestuesit akuzojnë qeverinë si fajtore për gjendjen e vështirë ekonomike në vend prej nga largohen nga mungesa e perspektivës gjithnjë e më shumë të rinj duke marrë rrugën kryesisht drejt vendeve perëndimore. Një tjetër problem shqetësues që ngritën protestuesit është edhe korrupsioni në Shqipëri. Opozita e bashkuar deklaron vazhdimin e protestave./DW/

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...