5.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Protesta e Opozitës përfundon në Tiranë: Demokratët drejtohen drejt selisë së PD

Opozita shqiptare organizoi të hënën një protestë kombëtare, duke bërë thirrje për mosbindje civile. Demokratët u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë dhe më pas shtrinë protestën e tyre në disa institucione kyçe të kryeqytetit, përfshirë Ministrinë e Brendshme, Bashkinë e Tiranës dhe selinë e Partisë Socialiste. Gjatë protestës u përdorën mjete piroteknike dhe u hodhën bomba molotov drejt institucioneve, ndërsa disa koshë mbeturinash u dogjën. Këto veprime të dhunshme vijnë si pasojë e dënimit me burg dhe heqjes së mandatit të deputetit demokrat Ervin Salianji.

Ora 21:22 – Protesta e opozitës përfundon me marshimin e deputetëve demokratë dhe protestuesve drejt selisë së PD-së.

Ora 20:57 – Policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, duke mos i lejuar të afrohen pranë godinës së Parlamentit.

Ora 20:40 – Deputetët dhe protestuesit vazhdojnë marshimin e tyre drejt Parlamentit, duke sfiduar forcat e rendit.

Ora 20:35 – Protestuesit dëmtojnë sinjalistikën rrugore dhe thyejnë tabelat e reklamave gjatë marshimit në akset kryesore të Tiranës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT