17.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Protesta e pedagogëve/ Ish-deputetja e PS: “Universiteti nuk mund të vijojë më me këto paga e këtë trajtim që i bën politika e qeveria”

Ish deputetja e PS, Mimoza Hafizi, e cila i është bashkuar protestës së thirrur nga Sindikata e pedagogëve, në një prononcim për mediat ka komentuar deklaratën e kryeministrit për rritjen e pagave të tyre me 15%.

“Rritja e pagave 8% është demagogji, 7% mund të jetë rritje reale, është krejt i papërfillshëm në raport me atë cfarë kërkohet. 8% që vjen nga tarifat e studentëve nuk mbetet ndonjë rezervë për të rritur pagat e pedagogëve”.

Hafizi tha se rektorët e universiteteve duhet të deklarojnë qendrimin e tyre në lidhje me këto kërkesa.

“Rektorët nuk e di ku janë qe përballë kësaj lëvizje e kërkesave të formuluara kaq qartë. Ata duhet të ndjehen që ekzistojnë diku e të mbajnë pozicionin e tyre, të pranojnë që universiteti nuk mund të vijojë më me këto paga e këtë trajtim që i bën politika e qeveria”.

E pyetur për deklaratën e kryeministrit Rama për vetingun e pedagogëve, Hafizi tha:

“Ka qenë një kërcënim i hapur, kjam përshtypjen që nuk do guxojnë ta bëjnë se duhet ta nisin nga vetja e nga vetja nuk e fillojnë dot. Shumica e pedagogëve në universitet janë gati që të deklarojnë dokumentet nga ku i kanë të ardhurat”, tha Hafizi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...