14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Protesta masive në Itali për Gazën, përleshje të dhunshme në Milano: dhjetëra të arrestuar e dhjetëra policë të plagosur

Dhjetëra mijëra qytetarë në të gjithë Italinë i janë bashkuar të shtunën një manifestimi të përgjithshëm të thirrur nga sindikatat, në mbështetje të popullit palestinez në Gaza.

Pika më e nxehtë e protestave u shënua në Milano, në Stacionin Qendror të qytetit, ku demonstruesit me flamuj palestinezë u përplasën me forcat e rendit. Pamjet nga vendngjarja treguan protestues që thyen xhama të vitrinave dhe tentuan të hynin në ambientet e stacionit, ndërsa policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Sipas raportimeve zyrtare, mbi një duzinë protestuesish u arrestuan, ndërsa rreth 60 efektivë policie mbetën të plagosur, 23 prej të cilëve u transportuan në spital për ndihmë mjekësore.

Tensionet nuk munguan as pranë konsullatës amerikane në Milano, ku protestuesit dogjën një flamur amerikan në shenjë revolte ndaj politikës së Uashingtonit në Lindjen e Mesme.

Protesta të ngjashme u zhvilluan paralelisht në Romë, Xhenova, Livorno, Marghera dhe Bolonjë, ku turma demonstruesish marshuan në rrugë me pankarta dhe slogane. Në disa qytete, grupe studentësh bllokuan hyrjet e universiteteve, duke e kthyer protestën në një akt simbolik kundër heshtjes së institucioneve akademike për konfliktin në Gaza.

Manifestimi i sindikatave italiane u cilësua si një prej më të mëdhenjve të viteve të fundit në vend, duke treguar tensionet në rritje që çështja e Gazës po shkakton në opinionin publik europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më sulmoi seksualisht në jahtin e tij” – Viktima e Epstein rrëfen përfshirjen e...

0
Një nga viktimat e trafikut seksual të Jeffrey Epstein, e njohur si Natalie, ka bërë publik rrëfimin e saj për kontrollin dhe abuzimin që...

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...