-2.5 C
Tiranë
Tuesday, January 20, 2026
spot_img

“Protesta më e fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë”, Berisha thirrje për mobilizim më 24 janar nga ‘foltorja’ para Kryeministrisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë këtë të hënë në ‘foltoren’ e përjavshme para Kryeministrisë, ku u ka bërë thirrje mbështetësve për pjesëmarrje masive në protestën e 24 janarit, të cilën e cilësoi si vendimtare dhe historike.

Sipas Berishës, protesta e paralajmëruar do të jetë “më e fuqishmja që ka njohur Tirana ndonjëherë”, duke reflektuar, sipas tij, zemërimin dhe guximin maksimal të qytetarëve ndaj qeverisë.

“Kjo protestë e kësaj jave ka një rëndësi sepse kjo javë është përcaktuese për 24 Janarin. Protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë. Zemërimin më të fuqishëm të shqiptarëve. Guximin e tyre më të madh”, u shpreh Berisha.

Ai u ndal edhe te tensionet e krijuara në Kuvend gjatë seancës së parë plenare për vitin 2026, ku deputetët e Partisë Demokratike, së bashku me Berishën, bllokuan foltoren parlamentare, duke e cilësuar situatën si një provokim të qëllimshëm ndaj opozitës dhe qytetarëve.

“Po vijmë nga parlamenti. Ishte provokimi më i ulët që iu bë shqiptarëve. Karshi tyre qëndronte ‘Lubi’ Balluku, hajdutja më e madhe e kohërave që kanë pasur ndonjëherë në pushtet”, deklaroi Berisha, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka dërguar ministren në mënyrë të qëllimshme për të nxitur tensione.

Sipas tij, prania e saj ishte një mesazh sfidues ndaj qytetarëve.
“E dërguara aty kastile nga Edi Rama, për të provokuar shqiptarët, për t’i poshtëruar, për t’u thënë se ne ju kemi vjedhur dhe do ju vjedhim. Ja ku jemi. Rojet i dolën përpara”, tha Berisha.

Protesta e 24 janarit pritet të jetë kulmi i aksionit opozitar, në një klimë të tensionuar politike mes mazhorancës dhe opozitës, si brenda Kuvendit ashtu edhe jashtë tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

16-vjeçarja ndërron jetë në Shkodër, po hetohen rrethanat e vdekjes

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku dje një 16-vjeçare humbi jetën, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë arresti...

Aksident tragjik në Laç, humb jetën një 25-vjeçar, dy të tjerë të plagosur

0
Një përplasje e rëndë mes dy automjeteve ka ndodhur rreth orës 22:00 në qytetin e Laçit, duke shkaktuar një viktimë dhe dy të plagosur. Sipas...

“A më duket mua apo janë njëlloj?”, Taulant Balla ironizon pjesëmarrjen e opozitës në...

0
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, publikoi sot në rrjetet sociale foto krahasuese nga protesta e mbështetësve të Sali Berisha, duke...

“Rama është partner i besueshëm i SHBA”, paralajmërim i Taulant Ballës për opozitën për...

0
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, vlerësoi gjatë sesionit të ri parlamentar se kryeministri Edi Rama ka marrë një ftesë zyrtare nga...

Opozita bllokon foltoren dhe pengon nisjen e sesionit të ri parlamentar për shkak të...

0
Që në nisje të sesionit të ri parlamentar, opozita ka ndërprerë seancën e planifikuar këtë pasdite, 19 janar, duke bllokuar foltoren dhe kabinetin e...