10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Protestat në Beograd: Akuzat e Moskës ndaj Perëndimit për destabilizim

Mijëra persona iu bashkuan opozitës mbrëmjen e djeshme për të prostestuar krah opozitës që kërkon anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor.

Manifestuesit thërrisnin ‘Hapni derën’, ‘hajdutë’, ndërsa godisnin zyrat me vezë e gurë.

Disa këndonin “Vuçiç është Putin” duke e krahasuar presidentin serb me liderin rus.

Policia iu desh të vendosej barikadë brenda ndërtesës së bashkisë së Beogradit dhe të hidhnin gaz lotsjellës ndërsa protestuesit thyenin xhamat dhe përpiqeshin të hynin brenda.

Lista “Serbia kundër dhunës” pretendon se Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet vodhi zgjedhjet, ndër të tjera, duke regjistruar në mënyrë fiktive votuesit e tyre nga vende jashtë Serbisë.

Nuk vonoi reagimi i Kremlinit, për të cilin është Perëndimi ai që po i vë “flakë situatës në Serbi”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova – e cila edhe ajo është në listën e sanksioneve nga BE pas pushtimit të Ukrainës – shtoi se kryeqytetet perëndimore “po përpiqen të tensionojnë situatën duke përdorur teknikat e Maidan”. Një referencë për protestat në rrugë që u zhvilluan në Kiev në 2014, të cilin Moska e ka cilësuar gjithmonë si një grusht shteti të udhëhequr nga Perëndimi. Ky është një interpretim që i dha Putinit bazën politike për luftën në Donbas, pushtimin e Krimesë dhe më pas sulmin ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022. Qeveritë europiane akuzojnë Moskën se prej kohësh po përpiqet të destabilizojë Ballkanin në luftën e tij hibride kundër Perëndimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...