15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Protestë kundër TEC-eve lundruese në Vlorë: Një tmerr, qyteti ynë nuk e meriton

Qytetarët e Vlorës kanë organizuar një protestë mëngjesin e ditës së sotme për të kundërshtuar TEC-et lundruese të cilat do të vendosen në triportin e qytetit për të prodhuar energji elektrike nëpërmjet djegies së naftës.

Qytetarët u shprehën se gjeneratorët lundrues do të digjnin qindra tonë me naftë dhe do të shkaktonin ndotje të madhe në det duke dëmtuar faunën mesdhetare.

“Duhet të jemi më prezentë për këtë çështje sepse është një çështje madhore. Unë bashkë me disa kolegë këtu, kemi qenë në protesta të viteve 2005. Qytetarët e Vlorës reaguan fuqishëm në atë periudhë dhe nuk është se nuk pati rezultat. Ne po e ringrejmë Aleancën për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. Ne në atë periudhë arritëm të ndalonim tre TEC-et e planifikuara. Në dijeninë time si ambientalist, ato platforma nëse vijnë këtu, kanë vetëm një të ardhme, të shkojnë për skrap. E ardhmja është e energjive të rinovueshme. Vlora dhe gjithë Shqipëria ka kaq shumë diell dhe kjo është e vetmja zgjidhje. Kjo protestë na shërben për të riorganizuar Aleancën për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës.

Rezistenca do vazhdojë derisa qeveria shqiptare të heqë dorë nga prodhimi i energjisë duke përdorur naftën. Protesta u bë sot sepse sot në mëngjes ka arritur një prej anijeve që ka të instaluar brenda supër gjeneratorë gjigandë që do djegin 600 tonë naftë në ditë. Është një tmerr që qyteti ynë nuk e meriton”-u shpreh njëri prej ambientalistëve të pranishëm në protestë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...