10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Protestë në Shkodër kundër krimit dhe lidhjeve me politikën pas atentatit të 30 Tetorit

Me pankartën “Qytetërimi është më i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim!”, deputetë të Partisë Demokratike (PD) dhe protestues të mbledhur në qytetin e Shkodrës nisën një marshim proteste pas atentatit të 30 tetorit që la tre të vrarë dhe një të plagosur rëndë. Protesta filloi nga sheshi pranë bashkisë, duke vazhduar në pedonalen “Koli Idromeno” dhe përfundoi në sheshin “Nënë Tereza”. Para institucionit të prefekturës, marshuesit qëndruan për disa minuta në heshtje.

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, bëri thirrje për reagim ndaj atyre që po marrin jetën e qytetarëve, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, theksoi se qytetarët duhet të kundërshtojnë dhe të protestojnë kundër lidhjeve të ngushta mes krimit të organizuar dhe politikës.

“Së pari, ky është një organizim qytetar. Jemi këtu si qytetarë për të shprehur mosnënshtrimin tonë ndaj pushtetit që krimi i organizuar ka marrë në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë. Ngjarja ishte e paralajmëruar dhe mund të ishte parandaluar. Pushteti i krimit të organizuar, i mbështetur nga lidhjet me politikën dhe qeverisjen, është një fenomen që duhet kundërshtuar,” tha Bardhi.

Protesta e Shkodrës është pjesë e një aksioni më të gjerë të “mosbindjes civile” të organizuar nga opozita, ku përfshihen edhe dy protesta të mëparshme: ajo e 29 tetorit, me bllokimin e rrethrrotullimeve kryesore kombëtare, dhe protesta e 7 tetorit në Tiranë, ku u hodhën molotovë drejt institucioneve shtetërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...