14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Protestuesi nga Tropoja reciton poezi kundër “Regjimit të Edi Ramës” në shesh

Një protestues nga Tropoja, pranë rrethrrotullimit të Pallatit me Shigjeta, ka recituar një poezi kundër qeverisë të cilën e quajti “regjimi i Edi Ramës”. Ai shprehu shqetësimin e tij për skamjen dhe mjerimin që po kalon populli shqiptar, duke shtuar se qeveria ia ka bërë jetën të zezë.

“Unë jam nga Tropoja. Këtu vij disa herë rresht, sepse shoh skamjen dhe mjerimin e popullit shqiptar. Ua ka fut frikën në palcë regjimi i Edi Ramës dhe nuk mund të kërkojnë të drejtat e veta,” tha ai. Protestuesi theksoi se ky tubim ishte i ligjshëm dhe shprehu pakënaqësinë ndaj ndërhyrjes së policisë që, sipas tij, shtynte protestuesit.

Ai e konsideroi kërcënimin e policisë për ndjekjen penale të atyre që bllokojnë rrugët si “propagandë” dhe shtoi se do të vazhdojnë protestat deri në realizimin e kërkesës për një qeveri teknike. “Qëndresa jonë, kot nuk ka thënë që kemi 77 lloje të mosbindjes civile. Derisa të bëhet qeveria teknike, ne do të protestojmë,” theksoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...