11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Prova të reja në rastin e vrasjes në Durrës: Hygerta Meta e vetmja që kryen qitje me armë, por…

Nëna dhe dy djemtë kanë refuzuar që të bëjnë qitje me armë në poligon duke thënë se nuk kanë dinë të përdorin armën apo se nuk kanë lidhje me vrasjen.

E vetmja që ka kryer qitje është Hygerta, e cila ka rezultuar se di të përdorë armën. Të gjithë familjarët e tjerë refuzojnë të flasin dhe e vetmja që ka marrë përsipër vrasjen e të atit është Hygerta. Kur kanë kaluar tre javë nga zbulimi i krimit makabër në Durrës, vrasja e Pëllumb Metës nga tre fëmijët, prokuroria ka siguruar prova të reja që hedhin dritë mbi ngjarjen. Nga ekspertimi në poligonin e qitjes, ka rezultuar se 19-vjeçarja, Hygerta Meta, që ka marrë përsipër autorësinë, është e aftë të kryejë qitje me pistoletë. Ndaj alibia se ajo nuk është e aftë të kryejë vrasje, tashmë ka rënë.

E reja u dërgua në poligon bashkë me dy vëllezerit, Hysenin e Amarildon dhe nënën e tyre, Blerina Meta, por këta të fundit nuk pranuan të kryejnë testin, me pretendimin se nuk dinë të përdorin armën. Hygerta Meta është në gjendje të mbushë “TT”-në, e ngjashme me pistoletën e krimit dhe ka kryer qitje. Ndërsa 25-vjecari Hysen Meta, që grupi hetimor beson se është ekzekutori i të atit, ka refuzuar të qëllojë duke thënë se nuk di të mbajë armën. Të dhënat e këtij eksperimenti po krahasohen me ato të përpiluara nga ekspertët gjate këqyrjes së vendngjarjes.

Prokuroria e Durrësit ka siguruar dhe një tjetër provë të rëndësishme. Nga ekspertiza balistike në armën e krimit kanë dalë gjurmët e gishtërinjve të djalit të vogël, Amarildo Meta. Mbi këtë provë, prokuroria pritet të ndryshojë akuzat ndaj 21-vjeçarit, i cili deri më sot hetohej vetëm për fshehje të kufomës. Gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se armën e ka prekur pas krimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...