12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

PS dorëzon listën me kandidat për kryetar Bashkie dhe këshillat bashkiak në KQZ

Erion Veliaj, i autorizuar nga kryetari i PS Edi Rama, dorëzoi në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën e kandidatëve socialistë për Këshillin Bashkiak. Veliaj ka deklaruar se socialistët synojnë 40 mandate në parlamentin e qytetit nga 61 në total.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherazi edhe drejtuesi politik i qarkut është shprehur se në përbërje të saj ka zv.ministra, si tregues që synojnë për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë, duke hedhur akuza në drejtim të opozitës se po kërkon mandate me qëllim që të rrëzojë Edi Ramën.

“Duke qenë se jemi partia më e madhe dhe më serioze në vend, nuk pritëm mesnatën për pazare apo kompromise të fundit. Në këtë listë do të shihni se ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me Qeverinë e Edi Ramës. Ka shumë njerëz, sidomos ata që kandidojnë, të cilët e duan Bashkinë e Tiranës me argumentin se mund të rrëzojnë qeverinë. Ne e duam Bashkinë e Tiranës që të bashkëpunojmë me qeverinë dhe prej këtij bashkëpunimi të prodhojmë rezultate në Tiranë, të prodhojmë projekte, që Tiranës t’i shkojnë punët vaj. Të shohësh qeverisjen e një qyteti si instrument për të shkatërruar një qeverisje tjetër është gafa më e rëndë që mund të ndodhë në politikë. Ne parashikojmë ose së paku kemi qëllim për të synuar 40 mandate, çka do na jepte mundësinë për të përdorur mandatet për të bashkëpunuar me qeverinë dhe për të bërë punë dhe jo për të kërkuar mandate për të rrëzuar qeverinë dhe për të sabotuar”, tha Veliaj.
Mandej, ai shtoi se në Këshillin Bashkiak do të jenë edhe një skuadër juristësh, si Plarent Ndreca apo Eridian Salianji, e po ashtu përfaqësues të biznesit, si Luan Bregasi, që vjen nga sipërmarrja. Veliaj shtoi se pjesë e listës, që do të ndihmojë në çështjet ekonomike, është edhe Etleva Bajrami, zv.Dekane e Fakultetit Ekonomik. Po ashtu, në listë ka edhe emra të njohur arkitektësh dhe ekspertë të ruajtjes së trashëgimisë historike, si Ledia Tota apo Adelina Greca.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...