14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

PS zyrtarizon Brunilda Mersinin si kandidate për Bashkinë e Vlorës — do të lërë mandatin e deputetes

Partia Socialiste ka zyrtarizuar deputeten Brunilda Mersini si kandidate për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e ardhshme vendore. Mersini, e cila aktualisht përfaqëson qarkun e Vlorës në Kuvend, do të duhet të lërë mandatin parlamentar për t’u përfshirë në garën për kryebashkiake.

Pas dorëheqjes së saj, në listën e Partisë Socialiste pritet të hyjë në Kuvend Briseida Çakërri, e renditur menjëherë pas Mersinit në listën shumëemërore të qarkut Vlorë.

Burime brenda PS bëjnë të ditur se kandidatura e Mersinit është mbështetur nga strukturat lokale dhe konsiderohet si një figurë me profil të qartë institucional dhe lidhje të forta me qytetin bregdetar.

Zgjedhjet në Vlorë pritet të jenë një nga garat më të ndjekura në vend, pasi përballë saj pritet të dalin edhe kandidatë të pavarur dhe përfaqësues të opozitës, mes tyre edhe turoperatori Dionis Sota, që ka shpallur më herët kandidaturën e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...