15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Pse më dhanë një armë të mbushur, pse”? Zbulohen fjalët e para të aktorit hollivudian pas vrasjes aksidentalisht të fotografes

Aktori Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht me armë gjatë xhirimeve të filimit “Rust”, duke lënë të vdekur drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins dhe duke plagosur regjisorin Joel Souz.

Zbardhen fjalët e para të aktorit hollivudian, Alec Baldwin, pas tragjedisë në sheshin e xhirimeve të filmit në New Mexico, ku ai qëlloi për vdekje fotografen dhe plagosi rëndë regjisorin.

Sipas “Daily Mail” pas tragjedisë, thuhet se aktori i njohur nisi të pyeste vazhdimisht veten “Pse më dhanë një armë të mbushur?”. Një zëdhënës i kompanisë së produksionit të filmit tha më vonë se aksidenti ndodhi nga ‘shpërthimi i një arme të mbushur me barut’.

Policia amerikane ende nuk ka ngritur asnjë akuzë zyrtare, teksa hetimet po vijojnë në kuadrin e një ngjarje aksidentale. Aktori Alec Baldwin është paraqitur vetë në polici ku ka dhënë dëshminë e tij.

“Ai erdhi vullnetarisht dhe u largua pasi përfundoi dëshminë”, tha një zëdhënës i policisë.

Mike Tristan, një armator i Hollivudit me përvojë 30-vjeçare, tha se përgjegjësia përfundimtare për sigurinë e armëve në setin e filmit i takon armaturës.

Duhet të kishte plumba fals në armë, detyra e armatorit në set është ta kontrollojë armën përpara se të dorëzojëAta pastaj sigurohen që aktori të qëndrojë në një vend të caktuar dhe të mos e drejtojë kurrë armën tek ekuipazhi apo kasti… është editimi ai që e bën të duket sikur ata po ia drejtojnë kolegut të tyre.

Kjo është arsyeja pse të gjithë në industri janë shumë të hutuar. Mënyra se si ndodhi kjo, është një mister total për momentin”,- tha Tristan. 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...