10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Punëtorët e incineratorit Fier prej 4 muajsh pa rroga, reagon Tabaku: Qeveria paguan kompani fantazma

Punëtorët e incineratorit të Fierit ditën e sotme kanë dolën në protestë për të kërkuar rrogat e prapambetura.

Sipas tyre ata nuk janë paguar që prej janarit të këtij viti (2022.)

“Nuk kemi marrë pagat prej 4 muajsh. Kemi dalë në shenjë proteste, nuk po punojmë fare, na është premtuar për të marrë pagat. Nuk guxoj të shkoj në shtëpi se bëj debat me zonjën se kërkon 5 lekë për të ngrënë bukë. Nuk kam çfarë tu them fëmijëve, duan të hanë bukë. A hanë 3 vakte në ditë ata qeveritarët? Shikojnë jetën e tyre, bëjnë jetë luksi ndërsa ne kemi ngelur në harresë. Për 32 mijë lekë në muaj po rrijmë në pisllëk”, tha ai.

Një tjetër tregoi se administratori i ri i ka premtuar se do u japë pagat e prapambetura. Ndërsa puna vijon sepse bashkia dërgon plehra, protestuesit ende nuk e dinë cili do të jetë fati i tyre për pagat e 4 muajve të prapambetura. Ata shprehen se kanë bërë vazhdimisht kërkesa, që pretendojnë se bien në vesh të shurdhër.

“Kemi kërkuar të paguhemi por kemi rënë në vesh të shurdhër. Na mashtrojnë, nuk e dimë sa të marta ka vite që presim kur 1 litër vaj ka mbërritur 400 lekë, nuk kemi me çfarë të ushqejmë kalamajtë. Kemi ngelur si çifuti në shkretëtirë”, tha një tjetër protestues.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku e cila ishte kryetare e Komisionit Hetimor për Incineratorët, përmes një postimi në Twitter akuzon qeverinë se kanë marrë lekët nga buxheti i shtetit për një incinerator që nuk ekziston dhe për më tepër nuk paguajnë as punëtorët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...