11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Pushtimi rus në Ukrainë/ Dyshohet se rusët kanë shkaktuar gjenocid edhe në pjesë të tjera të Ukrainës, gjenden mbi 200 civilë të vdekur nën rrënoja

Zyrtarët ukrainas dyshojnë se ditët e ardhshme mund të zbulohen masakra civile edhe më të rënda se ajo në Bucha.

Këto paralajmërime vijnë pasi në Borodyanka janë gjetur mbi 200 civilë të vdekur nën rrënoja. Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se numri në këtë qytet, mund të jetë edhe më i madh se sa në Bucha.

Zelensky tha se qyteti i Borodyanka mund të jetë një nga vendet që mund të ketë vuajtur më shumë se të tjerët.

Imazhet e tmerrshme të trupave të pajetë të vrara në rrugë në qytetin e Bucha kanë shkaktuar tronditje dhe reagime në mbarë botën.

Rusia mohon vrasjen e civilëve dhe thotë se Ukraina i ka inskenuar skenat e vrasjeve masive.

Qeveria ukrainase filloi një hetim për krime lufte pasi tha se trupat e 410 civilëve ishin gjetur në zonat përreth Kievit.

Disa u zbuluan në varre masive, ndërsa të tjerët kishin duart e lidhura dhe me sa duket ishin qëlluar nga një distancë e afërt.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...