4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Putin i drejtohet Macronit: Rusia dhe Franca mund të shkojnë në luftë

Presidenti rus Vladimir Putin u tha gazetarëve të hënën se anëtarësimi i Ukrainës në NATO dhe një përpjekje pasuese për të rimarrë Krimenë, me shumë mundësi do të shkaktonte një luftë midis Rusisë dhe Francës.

Këto komente Putin i bëri në një konferencë shtypi së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, teksa ky i fundit ndodhet në Rusi për një vizitë zyrtare,

“Doni që Franca të luftojë Rusinë? Kjo është pikërisht ajo që do të ndodhte, nëse Ukraina bashkohet me NATO-n dhe përpiqet të zbatojë politikën e saj shtetërore të ‘riintegrimit’ të Krimesë me forcë”, u tha Putin gazetarëve.

Kievi e ka caktuar Rusinë si një kundërshtar dhe këmbëngul se Krimea i përket Ukrainës, shpjegoi presidenti rus. Pas grushtit të shtetit të vitit 2014 në Kiev, gadishulli votoi për t’u ribashkuar me Rusinë, diçka që shumica e vendeve të NATO-s nuk e kanë njohur.

“Ju më pyesni nëse Rusia dëshiron të bëjë një luftë me NATO-n – më lejoni t’ju pyes, a dëshiron NATO të bëjë një luftë me Rusinë?

Një sulm nga Ukraina ndaj Krimesë do të nxiste nenin 5 të traktatit themelues të NATO-s, duke e tërhequr të gjithë Evropën në një luftë me Rusinë”, shpjegoi Putin.

“Rusia është një nga fuqitë kryesore atomike në botë. Nuk do të kishte fitues”, u tha Putin gazetarëve. “Macron nuk dëshiron një rezultat të tillë. As unë.”

Presidenti rus vuri në dukje se Kievi tashmë ka përdorur forcën dy herë me radhë për të zgjidhur krizën në Donbass – dy rajonet lindore Donetsk dhe Lugansk.

“Ku janë garancitë tona që ata nuk do të provojnë më?” ai pyeti.

Macron vizitoi Moskën të hënën për të diskutuar situatën në Ukrainë, çështje më të gjera të sigurisë evropiane, si dhe marrëdhëniet dypalëshe me Rusinë. Ai do të shkojë në Kiev të martën, për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...