14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Putin mbledh krerët e sigurisë, pasi beri ofertën me tri opsione pë mercenarët Wagner

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar një takim me zyrtarë të lartë të sigurisë, menjëherë pasi ka mbajtur një fjalim ku ka folur rreth “kryengritjes” së fundit të mercenarëve Wagner, të udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin.

Sipas mediave të huaja, ka qenë Kremlini që ka publikuar fotografi të Vladimir Putin duke mbajtur një takim me zyrtarë të lartë të sigurisë, të zbatimit të ligjit dhe ushtarakë të hënën mbrëma.

Dhe një nga të pranishmit ishte ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, largimin e të cilit Prigozhin e kishte kërkuar.

Gjatë fjalimit të tij të fundit, Putin kishte bërë “një ofertë me tri opsione” për pjesëtarët e Wagner që morën pjesë në kryengritjen gjatë fundjavës së fundit në Rusi.

Në këtë drejtim, ai kishte thënë se ata mund t’i bashkohen ushtrisë ruse, të kthehen në shtëpitë e tyre ose të shkojnë në Bjellorusi.

Ai iu drejtua forcave Wagner duke thënë: “Sot ju keni mundësinë të vazhdoni t’i shërbeni Rusisë duke nënshkruar një kontratë me ministrinë e mbrojtjes ose agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, ose të ktheheni te familja dhe miqtë tuaj”.

Ai shtoi: “Kushdo që dëshiron mund të shkojë në Bjellorusi. Premtimi që kam bërë do të realizohet. E përsëris, zgjedhja është e juaja, por jam i sigurt se do të jetë zgjedhja e ushtarëve rusë që e kanë kuptuar gabimin e tyre tragjik”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...