11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Putin nën presion pyetjesh në Alaskë: Gazetarët sfidojnë presidentin rus para samitit me Trump

Presidenti rus, Vladimir Putin, vetëm pak minuta pas mbërritjes së tij në Alaskë, është vënë nën presionin e pyetjeve të shumta të gazetarëve ndërkombëtarë që po ndjekin nga afër zhvillimet e samitit historik me Donald Trump.

Edhe pse presidenti amerikan kishte bërë të qartë më herët se asnjë prej liderëve nuk do t’u përgjigjej pyetjeve para takimit, gazetarët nuk hezituan të insistojnë, duke e vendosur Putinin në një situatë të sikletshme.

Pamjet e publikuara tregojnë se presidenti rus reagoi me mimika të qarta mospëlqimi, teksa pyetjet e gazetarëve bëheshin gjithnjë e më të drejtpërdrejta dhe sfiduese. “Kur do të ndalosh së vrari civilë?” dhe “Pse duhet t’u besojë Trump fjalëve të tua?” ishin vetëm disa nga thirrjet që u dëgjuan mes zhurmës së kamerave dhe mikrofonëve.

Megjithatë, Putin nuk dha asnjë përgjigje dhe zgjodhi të heshtë, duke ruajtur një qëndrim të ngurtë, ndërsa gazetarët do të duhet të presin përfundimin e samitit për të mësuar nëse bisedimet do të sjellin një armëpushim apo nëse Kremlini do të vijojë me ofensivën e tij në Ukrainë.

Ky episod e thekson edhe më shumë tensionin që e shoqëron këtë samit, ku pritet të diskutohet për një nga konfliktet më të përgjakshme dhe më të rëndësishme të dekadës së fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...