10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Qëndrimi më i gjatë në shtrat të zgjat jetën!Efektet anësore të mungesës së gjumit

Nëse pret me padurim fundjavën për të qëndruar më gjatë në shtrat, tani do jesh më i/e lumtur, sepse shkenca pohon se kjo gjë është zgjidhja për të zgjatur jetën tënde.

Zakonet e tua të gjumit, mund të ndikojnë në jetëgjatësi?

Nëse fle shumë, ose jo mjaftueshëm, risku i fataliteteve rritet në mënyrë të ndjeshme. Ky mund të jetë rezultati i impaktit të gjumit mbi shëndetin e përgjithshëm, ose mund të jetë si pasojë e sëmundjeve të tjera që ndikojnë në jetëgjatësi dhe në kohëzgjatjen e gjumit.

Në një studim, shkencëtarët kanë vëzhguar më shumë se 21 mijë binjakë për më shumë se 22 vjet. U bënin pyetje mbi zakonet e gjumit dhe vëzhguan jetëgjatësinë e tyre.

Binjakët janë subjekte të shkëlqyer kërkimi, sepse pjesa më e madhe e tyre janë rritur në të njëjtin ambient dhe kanë të njëjtën strukturë gjenetike. Për këtë arsye, shkencëtarët mund të izolojnë impaktin e një sjelljeje (siç është në këtë rast, zgjatja e gjumit) mbi një rezultat (në këtë rast jetëgjatësia).

Pjesëmarrësve iu shtruan pyetje në fillim të studimit dhe pas 22 vitesh. Pyetjet relative mbi kohëzgjatjen e gjumit, përdorimi i medikamenteve për gjumin dhe cilësinë e tij. Ajo që zbuluan ishte se, njerëzit që flinin më pak se shtatë orë, ose më shumë se tetë orë në natë, kishin një risk fataliteti nga 17-24%. Përdorimi i medikamenteve për gjumë e rriste rrezikun e vdekshmërisë me thuajse 1/3-ën.

Ky studim tregon se pika e dobët për kohëzgjatjen e gjumit është shtatë ose tetë orë, pra koha e mjaftueshme e gjumit për të cilën ka nevojë një person. Edhe pse, nevoja për gjumë, mund të variojë sipas njerëzve.

Rritja e riskut për kohëzgjatje të ndryshme të gjumit mund të jetë arsyeja për më pak apo më shumë gjumë, por mund të jetë edhe që, një faktor i caktuar mund të shkaktojë ndryshime të gjumit dhe ndryshime të riskut.

Për shembull, nëse dikush ka sëmundje zemre, ajo sëmundje mund të ndryshojë mënyrën dhe kohëzgjatjen e gjumit të një personi dhe riskun e fatalitetit.

Efektet anësore të privimit nga gjumi:

Të flesh mjaftueshëm dhe të pushosh mirë, mund të përmirësojë shëndetin tënd të përgjithshëm e madje, të ndihmojë edhe në jetëgjatësinë tënde. Në të kundërt, po të mos flesh mjaftueshëm mund të ketë efekte të dëmshme për shëndetin dhe jetëgjatësinë.

Kërkimi sugjeron se të flesh rregullisht për më pak se shtatë orë në natë, mund të ketë efekte negative në sistemin kardiovaskular, endokrin, imunitar dhe nervor. Efektet anësore të mungesës së gjumitmund të përfshijnë obezitet, diabet, sëmundje të zemrës, hipertension, ankth, depresion dhe abuzim me alkoolin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...