14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Qeveria e Kosovës miraton tri vendime në mbledhjen elektronike, mbeshtetje për familjet në nevojë

Në mbledhjen elektronike të zhvilluar dje, Qeveria e Kosovës ka miratuar tri vendime të rëndësishme, ndër të cilat spikat mbështetja për komunitetin shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Vendimet kryesore të marra:

1.Aprovimi i Rregullores për Procedurat dhe Kushtet e Financimit të Organizatave Sportive

Kjo rregullore synon të përcaktojë kriteret dhe procedurat për financimin e organizatave sportive, duke mundësuar mbështetje më të strukturuar dhe transparente për sektorin sportiv në Kosovë.

2.Mbështetje për familjet shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

U ndanë 1,108,529 euro për familjet shqiptare nga këto tri komuna që merren në mënyrë aktive me bujqësi.

Financimi përfshin edhe mbështetje për programet nga thirrja publike e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), duke përfshirë projekte për avancimin dhe socializimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

3.Aprovimi i kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje

Ky vendim synon menaxhimin më të mirë të fondeve publike dhe përdorimin e tyre për projekte prioritare dhe mbështetëse.

Këto vendime synojnë përmirësimin e kushtet socio-ekonomike të shqiptarëve në rajonet e lartpërmendura, si dhe zhvillimin e bujqësisë dhe programeve sociale në këto zona të rëndësishme për komunitetin shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...