2.5 C
Tiranë
Monday, December 15, 2025
spot_img

Qeveria gjermane miraton ndihmat për të papunët, 500 euro në muaj dhe qera të paguar

Sistemi i asistencës sociale në Gjermani (Hartz IV) do të marrë një emër të ri: Bürgergeld (Paratë për qytetarët). Por projektligji i miratuar të mërkurën nga qeveria gjermane përmban edhe disa ndryshime të tjera.

Reforma e asistencës sociale, e miratuar të mërkurën, 14.09.2022, nga qeveria gjermane është një nga projektet e debatuara më së shumti në Gjermani. Tre ndryshime thelbësore kanë zgjatur debate të shumte: rritja e asistencës sociale, heqja e sanksioneve për gjashtëmujorin e parë të marrjes së ndihmës dhe mosprekja e pasurisë që nuk i kalon 60 mijë eurot në dy muaj te parë. Ligji hyn në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm, por më parë ai do të duhet të miratohet nga Parlamenti Gjerman.

Rritet ndihma sociale

Ai parashikon një rritje me 12 për qind të ndihmës sociale, duke filluar nga 502 euro për një person që jeton vetëm, plus shpenzimet për banesë, qiranë, ngrohje dhe rrymën. Veç kësaj, projektligji parashikon rritje edhe për grupe të tjera: Për të persona të moshë madhore që jetojnë në çift, ndihma sociale do të jetë 451 për person, për fëmijët në moshat 14-17 vjeçare asistenca sociale do të jetë 420 euro në muaj, kurse për fëmijët në moshat 6-13 vjeçare asistenca do të jetë 346 euro në muaj, për fëmijët nën 5 vjeç 318 euro / muaj.

Më pak presion, më shumë kualifikim

Nga ky projektligj përfitojnë personat që janë regjistruar si punëkërkues. Deri tani, sistemi Hartz IV, parashikonte sanksione, si ulje të ndihmës sociale, nëse punëkërkuesit nuk paraqiteshin në takimet e caktuara nga agjencia e punës (Jobcenter) ose nuk pranonin vendet e punës që u ofroheshin. Këto sanksione do të hiqen në gjashtë muajt e parë.

Agjencia e Punës do të ketë si prioritet jo patjetër gjetjen e një vendi të ri pune, por kualifikimin e mëtejshëm të punëkërkuesve. Projektligji i ri, është testuar në një filial të Agjencisë së Punës në Lichtenberg të Berlinit, dhe shumë të prekur ndjehen më mirë me këtë sistem. Kjo është një masë që merret edhe për shkak se Gjermania ka mungesa të mëdha të fuqisë punëtore të kualifikuar. Qeveria i ka vënë vetes si detyrë, që krahas marrjes së punëtoreve nga jashtë, të shfrytëzojë edhe potencialet e brendshme.

Ndihmë edhe për “të pasurit”

Risi është edhe se këtej e tutje do të kenë të drejtë të marrin ndihma sociale, për një periudhë deri në dy vjeçare, edhe ata persona që kanë deri në 60 mijë euro në xhirollogari, plus nga 30 mijë euro për çdo pjesëtar tjetër të familjes. Shteti merr përsipër për dy vitet a para të gjitha kostot e qirasë ose të banimit sado e shtrenjtë që mund të jetë ajo. Vetëm pas tre vitesh papunësi, shteti do të kërkojë transferimin në një banesë të përshtatshme, ose heqjen e shpenzimet nga paratë e hequra mënjanë.

Kritika nga punëdhënësit

Me këto ndryshime socialdemokratët shpresojnë të pajtohen me sindikatat, me të cilët ishin në grindje, që kur në vitin 2005 kancelari i atëhershëm, Gerhard Schroeder, vendosi sistemin Hartz IV. Ministri gjerman i punës, Hubertus Heil, e mori në mbrojtje projektligjin duke thënë se qytetarët duhet të llogarisin me shtetin. Çdokush mund të gjendet në vështirësi ekonomike. “Me paratë për qytetarët ne po japim një sinjal të fortë për siguri dhe respekt”, tha politikani socialdemokrat. Për shefin e Shoqatës së Punëdhënësve, Rainer Dulger, kjo reformë është një ftesë për të lënë punën: “Me këtë nuk ndërtohen urat drejt tregut të punës, po urat drejt sistemeve të ndihmës sociale”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

SpaceX hap shitje aksionesh para IPO-së, vlerësohet në 800 miliardë dollarë

0
SpaceX po përgatitet të dalë në bursë vitin e ardhshëm dhe ka nisur një shitje dytësore të aksioneve që do të vlerësonte kompaninë në...

Publikohen fotot e autorëve të sulmit terrorist në Sydney: 12 të vrarë, shënjestër komuniteti...

0
Janë publikuar fotot e dy autorëve të sulmit terrorist të ndodhur në Sydney të Australisë, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 29...

Einxhel Shkira mohon lajmet për aksident: “Nuk pësova aksident, theva këmbën në shtëpi”

0
Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjetet sociale, sipas të cilave ajo kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një...

“Të fortët e shtetit” zënë hapësirën publike – Denoncim për parking të paligjshëm në...

0
Një denoncim shqetësues është publikuar ditën e sotme lidhur me parkimin e paligjshëm në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë, pranë një sheshi...

“Familje përgjithmonë” – Amy Schumer dhe Chris Fischer i japin fund martesës 7-vjeçare

0
Aktorja dhe komediania e njohur amerikane Amy Schumer ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Chris Fischer, duke i dhënë fund zyrtarisht martesës së...