10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Qeveria italiane lehtëson taksat për qytetarët dhe nxjerr paketën e ndihmës pë shtresat në nevojë

“Synimi është të sigurohet fuqia blerëse e familjeve të varfëra dhe prodhimi i sipërmarrjeve,” deklaroi kryeministri i Italisë, Mario Draghi pas vendimit të marrë nga kabineti. Kështu për shembull shteti do t’u japë 200 euro punëmarrësve, pensionistëve dhe atyre që punojnë të pavarur, të ardhurat e të cilëve janë më pak se 35 mijë euro në vit. Sipas Draghit, kjo sasi njerëzish kap 28 milionë vetë, nga 60 milionë italianët. Përveç kësaj parashihen lehtësime taksash për sipërmarrjet që përdorin shumë energji.

Karburanti mbetet 30 cent më i lirë

Më parë qeveria kishte bërë të ditur, se duke pasur parasysh rritjen e madhe të çmimeve në pikat e karburantit si pasojë e luftës në Ukrainë, do të ulë për vozitësit e automjeteve çmimin e karburantit me një ulje taksash, 30 cent për litër. Po ashtu do të reduktohet edhe çmimi i gazit metan. Marrjen e masave për karburantet kabineti e vendosi fillimisht për muajin mars deri në maj, kur çmimet u rritën.

Draghi tha, se masat e përmendura u shtohen lehtësimeve të tjera të njoftuara më parë në nivelin e 15,5 miliardë eurove, „që do të thotë se ato arrijnë gjithsej 30 miliardë euro ose dy përqind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit.” Ekonomisë italiane i ra aktiviteti me 0,2 përqind tremujorin e parë të vitit 2022, në krahasim me tremujorin e mëparshëm.

Shkak për këtë janë rëndimet nga pandemia e Coronës dhe rritja e çmimit të karburanteve si pasojë e sulmit rus ndaj Ukrainës.

Taksa mbi fitimet e sipërmarrjeve energjetike

Për shkak të pasojave të luftës mbi çmimin e energjisë, qeveria italiane deklaroi që në muajin mars se do të taksojë më shumë fitimet e arritura nga sipërmarrjet energjetike, në mënyrë që të lehtësojë familjet dhe firmat e tjera. Taksat mbi fitimet plus do të financojnë paketën e ndihmave të tanishme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...