11.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Qeveria miraton 1.1 milionë euro për komunitetet fetare në Shqipëri

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar fondin prej 1.1 milionë euro për komunitetet fetare në vend. Vendimi u mor në një seancë të sotme të Këshillit të Ministrave, ku u përcaktua se komunitetet fetare do të përfitojnë nga ky fond për financimin e buxhetit të vitit 2024.

Sipas vendimit të qeverisë, nga ky fond do të përfitojnë katër komunitete fetare kryesore në Shqipëri: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe Kisha Katolike në Shqipëri.

– Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfitojë shumën prej 33.84 milionë lekë, e cila përfshin financimin e gjysmës së pagës minimale për punonjësit e administratës dhe institucioneve të arsimit.
– Kryegjyshata Botërore Bektashiane do të marrë 26.36 milionë lekë, të cilat do të përdoren për ndërtimin e Teqesë së Shtufit në Gjirokastër dhe për financimin e punonjësve të administratës.
– Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe Kisha Katolike në Shqipëri do të përfitojnë nga shuma e njëjtë prej 26.4 milionë lekë, të cilat do të shkojnë për financimin e punonjësve dhe institucioneve të tyre.

Vendimi i qeverisë bazohet në dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet janë ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi. Fondi do të kalohet brenda muajit maj të vitit 2024 dhe hyn në fuqi menjëherë, siç përcaktohet në vendim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT