7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Qeveria përgjegjëse për krijimin e monopoleve”/ Vasili: “Rritja e çmimit të karburantit, pika e fundit që derdhi gotën”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kritikuar qëndrimin e qeverisë për rritjen e çmimit të naftës në vend. Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se në këtë situatë ka vetëm dy përfitues, qeverinë dhe oligarkët e naftës.

LSI ka bërë thirrje qeverisë që të heqë dy taksa. bëhet fjalë për taksën e qarkullimit dhe të karbonit.

Petrit Vasili i bëri thirrje Ramës që të mbledhë sot Kuvendin dhe të miratojë këto ndryshime.

“Përshendetje!
I bëj thirrje Edi Ramës të miratojë menjëherë propozimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim të depozituar në Kuvend për heqjen e dy taksave nga nafta dhe benzina. Taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit të cilat rëndojnë çmimin e karburanteve. Edi Rama të mbledhë Parlamentin qoftë edhe sot në darkë pasi situate është shumë e rëndë dhe nuk pret.

Qeveria ka qenë dhe është përgjegjëse dhe bashkëpunëtore në krijimin e monopoleve në fushën e karburanteve dhe kontrollit absolut të tregut duke krijuar hapësira për spekulim me çmimet në kurriz të qytetarëve. Nga kjo situatë me çmimet ka dy përfitues, qeveria që shton të ardhurat dhe oligarkët që zotërojnë monopolin e karburanteve.
Qeverisë, këto të ardhura i duhen për të paguar inceneratorët dhe koncesionet e veta korruptive dhe për të vazhduar të qirasë oligarkët me copa të reja.

Rritja e çmimit të naftës prek të gjitha shtresat e popullsisë, që nga mijëra përdorues mjetesh tek çmimet e transportit public, tek rritja e çmimit të produkteve ushqimore të shportës dhe dhjetëra shërbimeve të tjera. Kjo situatë i ka detyruar mijëra qytetarë anembanë vendit që të protestojnë, pasi buxhetet familjare të tyre janë drejt shkatërrimit dhe është vënë në rrezik mbijetesa e përditshme e qytetarëve. Edi Rama për të justifikuar korrupsionin e tij, gënjen kur lidh çmimin e naftës me çmimin e energjisë elektrike. Për energjinë elektrike, vetëm 3 muajt e fundit Edi Rama i ka dhënë qindra milionë euro për të mbyllur gropat e zeza të korrupsionit dhe përdorimit të energjisë elektrike si mall elektoral për të blerë vota. Administrimi i energjisë elektrike dhe resurseve të saj është një aferë tjetër gjigande korruptive të cilën e kemi denoncuar vazhdimisht por dhe ku SPAK-u duhet të veprojë me shpejtësi.

Për sa i takon çmimit të naftës, qeveria si bashkëpërgjegjëse për krijimin e monopolove ka krijuar dhe lejuar situata ku çmimi lëviz brenda ditës dhe brenda pak orësh.

Në këtë mënyrë qeveria është kthyer përfundimisht së bashku me oligarkët në spekulantët më të zi në këto kohëra të vështira të fillimit të luftës në Ukrainë.

I bëj thirrje drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotit Gledis Nano që të marrë përgjegjësitë për sjelljen e uniformave blu të paidentifikuar dhe me fytyra të mbuluara dhunojnë qytetarët e ndershëm që protestojnë paqësisht për rritjen e çmimeve, të ndalë dhunën ndaj mediave që pasqyrojnë protestat, të ndalë dhunën e turpshme që nuk ka kursyer as vajzat dhe gratë dhe t’i japin përgjigje krimit dhe trafikantëve të cilët e kanë kthyer Shqipërinë në Kolumbinë e europës. Këtë presion shqiptarët nga policia dhe jo të kthehet në vegël qorre të Edi Ramës dhe interesave të tij.”, tha Vasili.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...