10.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Qeverisë nuk i rakordojnë shifrat, KLSH: Merr angazhime pa pasur fonde, rishikimet 50.7 miliardë lekë

Institucionet publike kanë vijuar të shfaqin problematika sa i takon raportimit për shpenzimet e kryera të reflektuara në sistemin informatik financiar të qeverisë.

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit sa i takon përputhshmërisë për vitin 2020, tregon se rishikimet vijojnë të jenë një problem madhor, ku numri i tyre ishte 2327, me një ndryshim buxheti që kap disa dhjetëra miliardë lekë.

“Pavarësisht përpjekjeve, gjatë vitit 2020, niveli i thyerjeve të sistemeve të kontrollit dhe masave parandaluese, detektuese, dhe korrigjuese që do të garantonin disiplinimin fiskal të sektorit publik mbetet material dhe i përhapur në të gjitha hallkat miratuese dhe zbatuese. Në auditimin e zhvilluar u konstatuan problematika si numri i lartë i rishikimeve, të cilat për vitin 2020 janë 2327 me një ndryshim buxheti prej 50.7 miliardë lekë, nga të cilat 181 regjistrime rezultojnë të jenë e data retrospektive” thuhet në dokumentin e KLSH.

Auditimi vlerëson se koha se kur bëhen këto rishikime është gjithashtu problem më vete, pasi ndodh jashtë afatit të lejueshëm. “Vlen për t’u theksuar se ndryshimet buxhetore që prekin vitin 2020 vazhdojnë deri në datën 24 shkurt 2021, edhe pse ligjërisht pagesat me efekt kontabël 2020 lejohen deri në datën 21 janar 2021, çka vërteton se regjistrimet në këto raste kryhen post factum” nënvizon auditimi.

KLSH thekson se element i rëndësishëm që vihet re është marrja e angazhimeve pa pasur fonde në dispozcion.
“Nga auditimi mbi shpërndarjen e planit të pagesave të kontratave për projekte investimesh në SIFQ konstatohet se janë regjistruar plan pagesash në vitin 3 për 17 projekte në shumën 3.7 miliard lekë, pa asnjë plan pagese për vitin aktual, vitin 1 dhe vitin 2.

Regjistrimi në këtë vit të këtyre projekteve të investimeve është kryer në kushtet e mungesës së fondeve buxhetore të miratuar për angazhime të ndërmarra në vitin aktual apo vitet e mëparshme buxhetore, pasi nuk është e mundur që angazhimet të ndërmarra me kontrata përkatëse, të mos parashikohet që të ekzekutohen përgjatë 2 viteve të ardhshme buxhetore” shpjegohet në dokument.

Më tej, KLSH sqaron se grupi i auditimit kryqëzoi të dhënat e APP dhe SIFQ mbi procedurat e prokurimit dhe kontratat e regjistruara, nga ku rezultoi se këto të dhëna nuk rakordojnë. Edhe këtë vit, rezultuan raste të marrjes së angazhimeve pa fonde buxhetore, saktësisht 7 raste me vlerë fondi limit 4.27 miliardë lekë.

“Nga këto, vlerën më të lartë e zë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 2.4 miliardë lekë, ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ka numrin më të lartë të rasteve me 3 të tilla. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Kulturës dhe Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kanë zhvilluar nga 1 procedurë pa fonde disponibël.

Nga 23660 kontrata të regjistruara në total, 14982 kontrata ose 63% e totalit të kontratave të regjistruara me vlerë 131.5 miliard lekë janë regjistruar në shkelje të afatit 5 ditor, në kundërshtim me pikën 144 të Udhëzimit nr. 2, datë 06.02.2012, si dhe 79 raste të regjistrimit dhe pagesave pjesore të faturave, veprime të cilat mund të ndikojnë në rritjen e detyrimeve të prapambetura” vlerëson KLSH.

/Monitor

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...

Bardhi nga Berlini: “100% e pengesave për integrimin janë nga qeveria dhe mazhoranca”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deputetët demokratë “mërgata...

Rama: “Nuk do të ketë kandidat pa kontrata të firmosura dhe ndërmarrje të miratuara”...

0
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka vendosur kriteret për kandidatët që synojnë një tjetër mandat në zgjedhjet lokale të vitit të...