11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Qumështi me vaj palme në Shqipëri – rënie e blegtorisë, rritje e mashtrimit ushqimor

Në një kohë kur numri i krerëve të gjedhëve në Shqipëri po bie ndjeshëm, kërkesat për qumësht dhe nënproduktet e tij janë në rritje të vazhdueshme, sidomos për shkak të fluksit të turistëve dhe konsumit të brendshëm. Përballë këtij disbalanci, industritë ushqimore po përdorin vaj palme për të plotësuar volumin dhe për të ulur kostot, duke e servirur këtë përzierje si “qumësht i ambalazhuar”.

Sipas ekspertit të sigurisë ushqimore, Sokol Abazi, vaji i palmës përdoret për të shtuar yndyrë artificiale në produktet e qumështit, sidomos pasi nga përpunimi i tij hiqet gjalpi dhe mbetet një lëng me pak yndyrë. Për të përmbushur standardet dhe për ta hedhur sërish në treg, industritë shtojnë vaj palme, një yndyrë bimore shumë më e lirë se yndyra shtazore.

“Nuk është më qumësht,” – thotë Abazi, – “por një nënprodukt bimor i paraqitur si ushqim shtazor. Kjo është mashtrim për konsumatorin.”

Në vitin 2024, në Shqipëri janë importuar 2.9 milion litra vaj palme, një shifër që përkon me rritjen e konsumit të qumështit të përpunuar. Por kjo zgjidhje ka pasoja për shëndetin publik, paralajmëron një nutricioniste:

“Vaji i palmës, si çdo yndyrë e ngopur, ka tendencën të grumbullohet në enët e gjakut dhe shkakton probleme serioze shëndetësore: sëmundje kardiovaskulare, tension, diabet, dhe dëmtime të veshkave.”

Për më tepër, problemet me qumështin nuk ndalen tek vaji i palmës. Analizat laboratorike tregojnë praninë e mikrobeve të rrezikshme si stafilokoku dhe enterobaktere, të cilat vijnë nga mungesa e higjienës dhe rënia e numrit të veterinerëve dhe zooteknikëve, që kanë sjellë moskujdesje për shëndetin e kafshëve.

Në vend që të mbështetet blegtoria vendase dhe të rritet kontrolli ushqimor, industria po i drejtohet zgjidhjeve të rrezikshme dhe mashtruese për konsumatorin shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...