10.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Qytetarët e Fierit jashtë gjykatës të revoltuar nga ngjarja makabre e vrasjes së 8-vjeçarit :”Po të ishte punuar kriminelët do të ishin identifikuar. Por pushteti vendor nuk ka punuar”

Dënim maksimal është kërkuar nga familjarit e 8-vjeçarit që u vra në mënyrë makabre nga 38-vjeçari, Klodian Çalamani, për të cilin pritet që ditën e sotme të jepet masa e sigurisë.

Ata kanë ngritur akuza ndaj pushtetit vendor, pasi sipas tyre nuk ka vepruar siç duhet. Nga mosfunksionimi i institucioneve, sipas tyre humbi jetën edhe një vogëlush.

“Po të ishte punuar kriminelët do të ishin identifikuar. Por pushteti vendor nuk ka punuar”, ka thënë një qytetare.

Zemërimi i qytetarëve është i lartë. Prej orësh ata ndodhën në Gjykatën e Fierit dhe kërkojnë drejtësi. Ata kërkojnë njëzëri “Varje” për autorin.

“Policia punon, por i lë gjykata. Pisa janë , edhe avokatët mbrojtës që i dalin në krah këtyre ordinerëve”, është shprehur i revoltuar një qytetar.

“Ditë për ditë këtu do të jemi. Unë jam i vdekur”, ka thënë mes lotësh babai i djalit të vrarë.

“Atë djalë nuk e lëmë, o do të varet o s’ka. Nga shteti nuk shpresojmë”, është shprehur e ëma.

“Unë i jap bukë me lekët e mia. Unë të punoj ai të ushqehet në burg. Me varje të dënohet”, është shprehu një tjetër qytetar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT