12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Radha e automjeteve në Kakavijë/ Meta thirrje qeverisë: “Çdo qytetar shqiptar meriton të trajtohet me dinjitet, jo si njeri pa shtet dhe pa atdhe”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën që po ndodh aktualisht në pikën kufitare të Kakavijës, ku ka radhë të gjatë emigrantësh që presin të vijnë në atdhe.

Meta i ka bërë thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme të meren masa dhe të vendosen kontakte me palën greke me qëllim eliminimin e radhës së automjeteve në pikën kufitare të Kakavijës në anën e kufirit grek.

REAGIMI I METES

ÇDO QYTETAR SHQIPTAR MERITON TË TRAJTOHET ME DINJITET, JO SI NJERI PA SHTET DHE PA ATDHE! 🇦🇱
I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin menjëherë kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat efektive për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikat e kalimit kufitar.
Rikthimi i radhëve kilometrike në Kakavijë është i papranueshëm!
U kërkoj autoriteteve përgjegjëse shtetërore të ndërpresim menjëherë pushimet, të ngrihen në këmbë dhe të marrin çdo masë të duhur dhe të mundshme për të mos përsëritur kurrë më krizat humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshuar u lanë të braktisur dhe në kushte tejet të vështira, por minimalisht t’i informojnë në kohë qytetarët dhe me transparencë për çdo vonesë.
I inkurajoj gjithashtu autoritetet greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të ngushta tradicionale, të bëjnë gjithçka për të shmangur situata të papranueshme dhe kriza humanitare në pikat e kalimit kufitar, imazhet e të cilave i turpërojnë të dyja vendet tona.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Vonuan operacionin e vajzës sime”: procedohen dy mjeke, motër e vëlla, pas kallëzimit të...

0
Dy mjeke, motër e vëlla, janë proceduar penalisht pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar, i cili i akuzon për neglizhencë në trajtimin...

“Bota zgjodhi të mos qëndronte indiferente”: Ferit Hoxha kujton ndërhyrjen e NATO në Kosovë

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përkujtuar përmes një mesazhi publik ndërhyrjen e NATO në Kosovë, duke e cilësuar atë...

“Italianët thanë ‘JO’”: Giorgia Meloni pranon humbjen, opozita feston “një pranverë të re politike”

0
Qytetarët italianë i kanë dhënë një goditje të fortë qeverisë së drejtuar nga Giorgia Meloni, duke rrëzuar në referendum reformën në drejtësi të propozuar...

Horoskopi ditor, e Martë, 24 Mars 2026

0
♈ Dashi Je plot energji dhe gati për të vepruar. Kujdes me vendimet e nxituara, sidomos në çështje personale. ♉ Demi Kërkon qetësi dhe stabilitet. Është moment...

Parashikimi I motit, e Martë, 24 Mars 2026

0
Më 24 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet tipik pranveror, me kushte të qëndrueshme dhe temperatura të buta në pjesën më të madhe të...