Tiranë, qershor 2025 — Raiffeisen Bank Shqipëri ka njoftuar fillimin e aplikimeve për Kredinë e Butë për banesë, një nismë në kuadër të programit të “Subvencionimit të Interesave të Kredisë”. Programi realizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me qëllim mbështetjen e familjeve të reja dhe individëve të pa strehë për blerjen e banesës së parë me kushte të favorshme.
Të gjithë përfituesit e përzgjedhur nga Bashkia e Tiranës ftohen të aplikojnë pranë degëve të Raiffeisen Bank në kryeqytet.
Kredia e Butë ofron kushte shumë të favorshme, duke përfshirë:
• Normë interesi fikse 3% për gjithë jetën e kredisë
• 0% komision administrimi
• Afat deri në 30 vite
• Mundësi financimi deri në 85% të vlerës së banesës, dhe deri në 100% të çmimit të blerjes nëpërmjet kolateralit
• Këste të pandryshuara që garantojnë stabilitet afatgjatë
• Aplikim i thjeshtuar dhe procedurë e shpejtë
• Nuk kërkohet bashkëkredimarrës (garantor)
• Këshillim personal nga stafi i specializuar i bankës
Kjo kredi sociale synon të përmirësojë aksesin në strehim për familjet në nevojë, duke ofruar një mbështetje të rëndësishme financiare në periudhën e blerjes së banesës së parë.
Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, përfituesit duhet të kontaktojnë degët e Raiffeisen Bank në Tiranë.






