8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Rajoni i Hersonit përjetoi edhe një natë të tmerrshme”, dhjetra te plagosur nga sulmi rus ne Ukraine

Dhjetëra persona janë plagosur pas një sulmi rus në rajonin jugor ukrainas të Hersonit më 8 tetor. Guvernatori rajonal tha se në mesin e të plagosurve është një grua 27-vjeçare dhe foshnja e saj nëntëmuajshe.

“Rajoni i Hersonit përjetoi edhe një natë të tmerrshme”, shkroi në Telegram guvernatori Oleksandr Prokudin.

Ndërkaq, hetuesit lokalë dhe të Kombeve të Bashkuara po kryejnë hetime për sulmin me raketa të kryer nga Rusia në fshatin Hroza të Harkivit, ku u vranë mbi 50 persona.

Hetuesit kanë dhënë një vlerësim preliminar në të cilin thuhet se pothuajse të gjithë të vrarët ishin civilë, është thënë në një deklaratë të OKB-së dërguar Associated Press.

“Sipas bisedave me banorët lokalë dhe me të mbijetuarit, pothuajse të gjithë të vrarët ishin civilë dhe se vetë caku, një fshat i populluar ku ka kafene dhe dyqane, po ashtu ishte cak civil”, tha Danielle Bell, që udhëhoqi ekipin që vizitoi Hrozën në tetor.

Moska mohon se gjatë pushtimit të Ukrainës shënjestron caqet civile. Këtë qëndrim Rusia e përsëriti edhe më 6 tetor, në përgjigje për sulmin në Hroza.

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në buletinin më 8 tetor tha se forcat e tij po bënin përparim të ngadaltë në zonat e Melitopolit në jug, dhe në Bahmut në lindje. Po ashtu, shtabi raportoi për “sukses të pjesshëm në verilindje të Andrijivkës” në rajonin e Donjeckut, që gjendet më pak se 10 kilometra nga Bahmuti.

Sipas ushtrisë ukrainase gjatë 24 orëve të fundit ushtria ruse ka gjuajtur tetë raketa dhe ka kryer 34 sulme ajrore. Po ashtu, forcat ruse kanë kryer 37 sulme me sisteme raketore si ndaj pozicioneve të trupave ruse, por edhe ndaj caqeve civile

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...