7.5 C
Tiranë
Thursday, January 22, 2026
spot_img

Rama: “21 Janari hyn te krimet shtetërore, SPAK vonoi me vite”

Kryeministri Edi Rama, përfaqësues të Partisë Socialiste, familjarë të viktimave dhe qindra qytetarë nderuan sot 21 Janarin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vendosur lule mbi pllakatat në nder të protestuesve të vrarë: Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Gjatë homazheve, Rama u shfaq pranë familjarëve të viktimave, duke përfshirë xhaxhain e Mark Nikës, djalin e Faik Myrtajt dhe vëllezërit e Hekuran Dedës.

Në fjalën e tij përpara mediave, kryeministri e cilësoi këtë ngjarje si krim shtetëror dhe kritikoi vonesën e SPAK-ut për t’u marrë me çështjen:

“Fatkeqësisht, për vite me radhë, edhe vetë SPAK-u bëri sikur kjo çështje nuk ekziston… 21 Janari si një krim shtetëror hyn te ajo kategori krimesh që drejtësia na mëson se vonon shumë, por nuk harron kurrë.”

Rama theksoi se reforma në drejtësi dhe strukturat speciale të krijuara pas saj nuk ngritën akuza të vërteta për 21 Janarin për mbi 15 vjet, pavarësisht rëndësisë së çështjes. Ai shtoi se situata pasqyron një drejtësi të vonuar, ku përgjegjësit kryesorë u pyetën për herë të parë pas dekadash:

“Është shumë interesante historia e krimeve shtetërore, sepse nuk rezulton asnjë krim shtetëror i pandëshkuar, por nga ana tjetër është shumë evidente se sa shumë vonon ndëshkimi.”

Ceremonia u shoqërua me emocione të forta, ndërsa qytetarët dhe familjarët nderuan kujtimin e të rënëve për lirinë dhe të drejtën në protestën e 21 Janarit 2011.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tani po vjen njeriu që do i japë pak dashuri shtëpisë”: Rogerti bashkohet me...

0
Shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 sot mirëpret një banor të ri: Rogerti, gazetari i njohur i sportit. Me hyrjen e tij, ai premton...

Spanja përballet me aksidente hekurudhore të njëpasnjëshme

0
Spanja është përsëri në tronditje dhe zi, pas një serie aksidentesh hekurudhore që kanë lënë dhjetëra të plagosur dhe viktima. Më 18 janar, 42 persona...

Dëborë dhe ngrica paralizojnë qarkullimin në qarkun e Dibrës

0
I gjithë qarku i Dibrës po përballet me reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta deri në -3°C, duke shkaktuar vështirësi serioze në...

“Ariu i Artë” në Berlinale 2026 – Pamela Anderson, Channing Tatum dhe Sandra Hüller...

0
Filmat me protagonistë Pamela Anderson, Channing Tatum dhe Sandra Hüller janë pjesë e listës prej 22 filmash që konkurrojnë këtë vit për çmimin kryesor,...

Kejsi dhe Ina, shumë të afërt në “Big Brother VIP” – Stelina reagon: “Ajo...

0
Momente të veçanta mes Kejsit dhe Inës kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe publikut këtë javë në Big Brother VIP. Në pamjet e fundit...