10.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Rama: Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës në negociata me Delta për fluturime direkte New York-Tiranë

Gjatë një takimi me diasporën shqiptare në SHBA, kryeministri Edi Rama u pyet nga emigrantët shqiptarë për një fluturim të mundshëm të drejtpërdrejtë mes New York-ut dhe Tiranës. Rama deklaroi se aeroporti ndërkombëtar i Tiranës ka nisur negociatat me kompaninë amerikane Delta për të mundësuar linjën ajrore direkte.

Ju e dini se Shqipëria ka aeroportin ndërkombëtar me rritjen më të madhe në Europë, dhe aktualisht aeroporti po negocion me kompaninë amerikane Delta për të filluar fluturimet direkte New York-Tiranë. Nuk e di kur do të përfundojë kjo negociatë,” u shpreh kryeministri Rama.

Duke vijuar më tej, ai shtoi se Shqipëria po përgatitet për hapjen e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, i cili do të ketë pistën më të gjatë në rajon. Rama përmendi gjithashtu mundësinë që edhe kompania shqiptare Air Albania të ofrojë fluturime të drejtpërdrejta për në Amerikë, duke nënvizuar se udhëtimi i parë i Air Albania në këtë linjë mund të jetë pikërisht drejt New York-ut. “Fluturimin e parë, kur do ndodhë, nuk e di. Fluturimin e parë do ta bëjmë patjetër në New York.”

Kryeministri Rama i siguroi të pranishmit se koha e gjatë e pritjes për një fluturim të drejtpërdrejtë nga Amerika në Shqipëri po shkurtohet, dhe shprehu besimin se kjo linjë ajrore mund të realizohet në një të ardhme të afërt. Ai theksoi se kompania Delta dhe tur-operatorët amerikanë kanë shfaqur interes në rritje për Shqipërinë si destinacion turistik, një faktor që mund të ndihmojë në avancimin e këtyre negociatave dhe në shtimin e opsioneve të udhëtimit për qytetarët shqiptarë dhe vizitorët ndërkombëtarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT