10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

“Rama aksioner kryesor i projektit të Portit të Durrësit”/ Berisha: “Kërkon të mbulojë me këtë rast aferën e djegësave”

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa tha se ai është aksioner kryesor në projektin e Portit të Durrësit.

Ai tha se kjo është edhe arsyeja se përse nuk tregon se kush janë 60% e aksionerëve.

Ai shtoi me tej se këto kompani me të cilat Edi Rama “po merret”, kanë qenë kompani të vëllezërve Kariç, të cilët i kanë shitur në Emiratet e Bashkuara, duke shtuar se lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon nëpërmjet tyre.

“Lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon nëpërmjet vëllezërve Kariç. Ata pasi iu vendosën sanksione për bashkëpunimin e ngushtë me Lukashenkon, kompanitë e tyre i shitën në Emiratet e Bashkuara, tek këto kompani që po merret sot Edi Rama.

 

 

I shitën me një çmim 30 herë më të ulët, pra bëhet një formalitet, por ata janë faktikisht përfaqësues të Vuçiç dhe Lukashenkos, në Dubain e Edi Ramës, në portin e Durrësit. Aksionet kryesor është Edi Rama.

S’mund të imagjinoj kurrë nëse nuk do kisha interesa direkt të miat t’i fshehësh popullit 60% të aksionerëve? Kjo ndodh vetëm kur e ke sipërmarrjen tënde. Pra Rama kërkon të mbulojë me këtë rast aferën e djegësave , ku është absolutisht me çdo dokument kryetar i një organizate kriminale. Kjo do marrë ndëshkim popullor”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...