11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rama dorëzon çelsat e apartamenteve për 153 familjeve në Kavajë/ “Sot që ju ktheheni në shtëpi është një burim krenarie dhe kurajoje”

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Kavajë, ku u ka dorëzuar çelsat e apartamenteve 153 familjeve, të cilat mbetën pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në fjalën e tij, Rama tha se procesi i rindërtimit në Shqipëri është i ndryshëm nga ai i vendeve të tjera sepse qytetarët e prekur nuk kanë futur asnjë lek për shtëpitë e reja.

Më vjen mirë që pas pak do ju them mirëseerdhët në shtëpi. Dy vjet për të rindërtuar shtëpitë është një kohë goxha e shpejtë, nëse marrim parasysh se matanë detit në Italinë fqinje sot ka shumë familje që ende janë në rulora dhe presin që të kthehen në shtëpi pas tërmetit që i nxorri jashtë 15 vite më parë. Ne mund të kishim qenë edhe më të shpejtë nëse nuk do na kishte hyrë në mes pandemia.

Sot që ju ktheheni në shtëpi është një burim krenarie dhe kurajoje. Të gjithë duhet të shohim që politika të bjerë në duar që bëjnë punën e duhur. Ky është një program rindërtimi i pangjashëm me vendet e tjera duke qenë se familjet që janë prekur nuk kanë futur asnjë lek për ndërtimin e shtëpice, siç ka ndodhur me vendet e tjera. Është bërë me lekët e buxhetit të shtetit dhe me ndihmën e donatorëve dhe në fund të ditës është një kontribut solidariteti. Nga momenti që hyni në shtëpi ju jeni pronarë të saj. Një zonë me përmbajtje kaq të lartë me simpatizantë demokratë maksimuni që mind tju bëjnë më vonë është që tju ndërrojnë ngjyrën e bravës se çelësin nuk jua marrin dot”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...