10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Rama: Duhet drejtësi që të godasë ata me pushtet, edhe brenda qeverisë

Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama ka shpallur se duhet një drejtësi që të godasë ata që janë të veshur me pushtet, duke përfshirë edhe personat brenda qeverisë. Rama ka theksuar se përgjegjësia qeverisëse është e tij si kryeministër, ndërsa përgjegjësia penale është individuale.

Kryeministri ka bërë thirrje për një drejtësi që të ndëshkojë shkelësit e ligjit, duke përfshirë edhe individë brenda qeverisë. Ai ka përmendur nevojën për të ndarë rrugë me ata që tradhtojnë qëllimet e përbashkëta dhe ka deklaruar se është i interesuar që shkeljet e ligjit të mos kalojnë e pandëshkuara.

Në lidhje me reformën në drejtësi, Rama ka njoftuar se do të reformohen agjencitë e prokurimeve publike. Kjo përfshin marrëveshje me agjenci ndërkombëtare për prokurimet dhe krijimin e një njësie të përqendruar. Kryeministri gjithashtu ka shpallur një model të ri të inteligjencës artificiale që synon të reduktojë 95% të punës së njeriut në prokurimet publike.

Nuk besoj se ka ndryshuar gjë, është fjala për koncept të thjeshtë. Përgjegjësia qeverisëse patjetër që është e kryeministrit, ndërsa përgjegjësia penale është individuale ndaj secilit. S’ka përgjegjësi të ndarë kur është fjala për individë të cilët abuzojnë me detyrën prapa kurrizit të të tjerëve dhe përpiqen që të përfitojnë duke shfrytëzuar mundësinë që u jep detyra. Përgjegjësia e kryeministrit është e padiskutueshme për të gjitha qëllimet dhe objektivat e shpallura. Qëllimet e pashpallura individuale janë qëllime të ulëta që secili ka përgjegjësi strikt individuale. Nëse mund të përpiqemi ta shohim ndryshe besoj se bëhet më e qartë në sensin që qeveria, kryeministri, forca që udhëheq mban përgjegjësi për mënyrën se si reagojnë ndaj shfaqjes së shkeljes së ligjit dhe parimit të punës së përbashkët. Ne do mbanim përgjegjësi nëse do ishim të pavendosur dhe të kundër vendosur ndaj shfaqjeve të shkeljes së ligjit nga ana e cilitdo brenda rrethit të kësaj force qeverisëse që është i përbërë nga njerëzit që drejtojnë vendin. Unë jam njeriu më i interesuar që asgjë që përbën një shkelje të ligjit dhe dëm të interesit të publikut të mos kalojë e pandëshkuar. Na duhet një drejtësi që të godasë ata që janë të veshur me pushte pa dallim, edhe brenda për brenda qeverisë. Ky është momenti për të ndarë rrugët për të gjithë ata që tradhtojnë qëllimet e përbashkëta. Ne e kemi hapur këtë rrugë. E kam thënë që na duhet një drejtësi që të godasë ata që janë të veshur me pushtet. Të godasë fenomene, fakte që tregojnë se një individ ka shkelur ligjin”Do të bëjmë marrëveshje me agjenci ndërkombëtare për prokurimet dhe do të bëhen nga një njësi e përqendruar. Do të heqim prokurimet nga ministritë dhe nga ana tjetër do të krijohen kushtet që agjenci që bëjnë prokurime të bashkëpunojnë me agjenci ndërkombëtare.

Paralelisht po punojmë për modelin e ri të inteligjencës artificiale që do të eliminojë 95% të punës së njeriut në prokurimet publike. Këto janë të gjitha hapa që kërkojnë kohën e tyre”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...