5.5 C
Tiranë
Friday, March 27, 2026
spot_img

“Rama është koka”/ Berisha: “Paratë e djegësave u morën nga fondi i emergjencave të Këshillit të Ministrave”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sot qeverinë se paratë për inceneratorët dolën nga fondi i emergjencave nga Këshilli i Ministrave.

Në një deklaratë për mediat ai tha se, për djegësin e Elbasanit dhe Fierit ministria e Mjedisit që u përdor për këtë vjedhje, kishte zero lekë në buxhetin e saj.

“Edi Rama është përgjegjësi numër 1 i vjedhjes monstruoze me aferën e djegësave.
Për djegësin e Elbasanit dhe Fierit, ministria e Mjedisit që u përdor për këtë vjedhje, kishte zero lekë në buxhetin e saj. Paratë e djegësave u morën nga fondi i emergjencave të Këshillit të Ministrave. Ky fond përdoret vetëm në rastin e katastrofave natyrale dhe fatkeqësive të mëdha natyrore. Edi Rama, këtë fond, e përdori për të përvetësuar, bashkë me zyrtarët e tij, dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Me urdhër të tij, ai kaloi nga fondi i emergjencës dhjetëra e dhjetëra miliona euro, në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vjedhjet me inceneratorët. Edi Rama është përgjegjës sepse firmosi kontratën me procedurë të mbyllur, në një kohë kur enti zyrtar, Agjencia e Prokurimeve Publike, kishte denoncuar më përpara, si të paligjshme për prokurim procedurën me negociata të mbyllura.

Rama është koka , meduzë e kësaj afere të tmerrshme. Në rastin e inceneratorit të Tiranës, jashtë çdo ligji përveç atij të vjedhjes, firmos bonus 8 pike avantazh për kompaninë që tani është publike . Rama ka pranuar sa ka firmosur në mënyrë të paligjshme por ka mohuar se njihte Zoton dhe Mërtirin në një kohë kur në ligjeratën që i bënte vjedhjes së tij për inceneratorin e Elbasanit ishin më të rëndësishmit në sallë. Pra ky është Edi Rama në raport me vjedhjen dhe dua të informoj qytetarët se vjedhja në inceneratorin e Tiranës shkon sipas kontrollit të shtetit në 283 mln euro. Arben Ahmetaj është strumbullar i vjedhjes monstruoze, por para se të shkojmë tek Arben Ahmetaj dua të ndalem, tek i dyti pas Edi Ramës që është mafiozi që unë e kam quajtur Din Agaçio dhuratë madhi. Ky sekretar i mafies shtetërore, ka shkelur nga Kodi Penal nenet e shpërdorimit të detyrës , barazisë së pjesëmarrjes në tender, fshehjes së të ardhurave, moskryerjen e detyrave në organe tatimore. Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror, moskallëzim krimi, parashikuar këto në nenet e Shqipërisë. Ai në mënyrë të papërgjegjshme, është promotor i aplikim të procedurës me negociata të mbyllura”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Avari në tubacionin kryesor në Vlorë, vijojnë punimet për rikthimin e ujit

0
Puna për riparimin e një avarie të rëndë në linjën kryesore të furnizimit me ujë në lagjen “10 Korriku” në Vlorë vijon pa ndërprerje. Ekipet...

Horoskopi ditor, e Enjte, 26 Mars 2026

0
♈ Dashi Ditë e favorshme për të marrë iniciativa, por shmang vendimet impulsive. Fokuso te qetësia dhe organizimi. ♉ Demi Kërkohet stabilitet emocional. Shfrytëzo këtë ditë për...

Parashikimi I motit, e Enjte, 26 Mars 2026

0
Më 26 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike pranverore, por me disa vranësira në pjesën qendrore dhe jugore...

Irani përforcon Ishullin Kharg, SHBA-të shqyrton opsionet ushtarake

0
Irani ka vendosur mina dhe ka zhvendosur personel ushtarak dhe sisteme mbrojtjeje ajrore në Ishullin Kharg gjatë javëve të fundit, për t’u përgatitur për...

Izraeli nis sulme masive ndaj objektivave iraniane, tensionet në rritje në Lindjen e Mesme

0
Ushtria e Izraelit ka filluar sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave në Iran, duke përshkallëzuar tensionet tashmë të larta në Lindjen e Mesme. Sipas...