7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Rama flet për drejtorin e ri të Policisë: “Nuk jemi një regjim patronazhistët siç thuhet”

Kryeministri Edi Rama ka folur sot dhe për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku si dhe akuzat e pak viteve më parë për të ashtuquajturin “grupi Çiftelia”.

Rama tha se Muhamet Rrumbullaku nuk vjen nga portalet në krye të Policisë së Shtetit, por vjen nga disa vite punë në drejtimin e AMP, pra një ndër drejtorët më të rëndësishëm dhe një ndër oficerët me eksperiencën më të gjatë dhe me karrierën më profesionale në Policinë e Shtetit dhe sipas tij, ato çiftelitë dhe ato daullet e risjella 10 vjet më mbrapa në skenë nuk kanë asnjë vlerë.

“Mbase këtë duhet ta merrni si një nga shembujt që ne nuk qeverisim duke i ndarë shqiptarët në të tanët dhe të atyre, dhe as nuk merremi me biografi në sensin politik dhe as nuk merremi me gjëra të kësaj natyre. Pra, nuk jemi një regjim patronazhistët siç thuhet dhe me këtë rast i përshëndes gjithë patronazhistët kudo ku janë se janë zemra e pazëvendësueshme e PS-së, por jemi një qeveri e cila vlerëson meritën.
Ju kujtoj që Muhamet Rrumbullaku nuk vjen nga portalet në krye të Policisë së Shtetit, por vjen nga disa vite punë në drejtimin e AMP, pra një ndër drejtorët më të rëndësishëm dhe një ndër oficerët me eksperiencën më të gjatë dhe me karrierën më profesionale në Policinë e Shtetit, kështu që ato çiftelitë dhe ato daullet e risjella 10 vjet më mbrapa në skenë për arsye që unë i di, por që nuk ka rëndësi fare t’i harxhojmë kohë publikut këtu, pse dhe nga kush dhe si, nuk kanë asnjë vlerë. Rrumbullaku është një vlerë morale me integritet të padiskutueshëm, të padiskutuar nga askush sa i përket aspektit të ndershmërisë profesionale dhe unë vërtetë uroj që ai të ketë sukses të plotë dhe ka gjithë mbështetjen tonë absolute në punën e tij dhe ka respektin e policisë së Shtetit, të tjerat janë për konsumin e përditshëm të vorbullës së llumit ku duhet të jetojmë fatkeqësisht të gjithë ne”, deklaroi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...