26.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Rama-furnizuesve të naftës: Mbani barrën, lufta ka sjellë faturën e saj!

“Me gjithë respektin, duhet të sakrifikoni”-kështu iu drejtua kryeministri i vendit Edi Rama furnizuesve të naftës në takimin e sotëm.

Rama ‘pranoi’ se sa i takon çmimit të karburantit vendi ynë ka një ngarkesë shtesë te taksa që nuk e kanë vendet e tjera europiane por se një gjë e tillë justifikohet me faktin se taksa ndaj biznesit të vogël apo pjesës më vulnberabël të shoqërisë është thuajse e zeruar.

Ai tha ndër të tjera se plani i masave do jetë gati dhe do të publikohet në fundjavë, duke shtuar se qeveria po mban barrën më të madhe të kësaj lufte që e ka sjellë faturën e saj.

Rama: Është për të qeshur dhe për të qarë kjo situatë dhe reagimet. Unë e tregoj cmimin e energjisë sepse nëse ne do bëjmë atë që duhet, duke rritur cmimin e energjisë do preknim pjesën më vulnerabël të shoqërisë, pensionistët, fermerët, familjet me ndihmë ekonomike, qindra e mijëra njerëz dhe motorin e vetpunësimit, bizneset e vogala/ Këta nuk i prekim për asnjë çmim.

Dua të bëj të qartë se nuk shikohet kjo pamje duke u fokusuar komplet vetëm te taksa e naftës, është e vërtetë që ka ngarkesë ekstra që nuk e kanë të tjerët. Port ë tjerët nuk e kanë taksën 0 për biznesin e vogël, të tjerët nuk i kanë kaq të ulëta taksat për pagat, nuk i kanë kontributet shëndetësore si ne, më të ulëtat në rajon. Të tjerët kanë të ardhura nga ngarkesa fiskale më e madhe mbi individin. Ata nuk paguajnë cdo vit për të kompensuar faturat e energjisë të familjeve në nevojë sic bëjmë ne.

Prandaj është shumë e rëndësishme që të gjithë të jenë të vetdijshëm, paga 300 mijë lekë është minimale jo mesatarja. Ata që dalin me x 5 në rrugë dhe i bllokojnë nuk e kanë aq rrogën dhe ne patjetër do shohim si të kompensojmë fermerët.

Nuk mund të themi se këtu jemi të gjithë njësoj, se nuk jemi. Për të mos u zgjatur se planin e masave do ta kemi gati në fundjavë, dhe do e bëjmë publike.
Me gjithë respektin mendoj se sot duhet të jeni të vetdijshëm se i përkisni asaj pjese të shoqërisë shqiptare që duhet të bëjë sakrificë. Rrini me kujtimin e asaj që ishit, dhe kjo është koha për të rezistuar.

Qeveria ka barrën më të madhe, secili ka po ashtu të vetën se kjo është luftë, lavdi zotit nuk po marrim pushkët dhe të ndahemi nga familjet për të shpëtuar kokën, por ama ka ardhur lufta këtu me faturën përkatëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT