13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Rama i pakënaqur me BE: Të mëdhenjtë e shohin vetëm si bankomat Europën

Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën e 18 Adriatiko-Joniane, ku janë të pranishëm krerët e parlamenteve të vendeve të rajonit. Rama tha se është shumë e rëndësishme që të shtohen bashkëpunimet rajonale, në mënyrë që procesi i integrimit të vijojë sa më shpejt.

Teksa i referohej ngërçit me procesin e negociatave, për shkak të përplasjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, Rama tha se Shqipëria ndodhet në një proces të çuditshëm bllokimi, që mund ta prodhojë vetëm BE.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Është një mëngjes interesant, pasi dje mësuam finalistët e Kupës së Europës që do të mbahet për herë të parë në historinë tonë në Shqipëri. Do të doja që ta nisja me këtë, për të theksuar që ky eveniment ishte i pamundur që të përfytyrohej deri pak vite më parë. Masa e transformimit tonë, pasi dolëm nga përvoja e tmerrshme e diktaturës, pasqyron shumë masën e barrës sonë në histori.

E shkuara ka qenë më pak bujare me ne, e kësisoj shtegu drejt së ardhmes është më i vështirë, shndërrimi që kemi parë në këto 30 vitet e fundit është i pashembullt, kur bëhet fjalë për ndikimin real mbi vendet dhe njerëzit.

Historia na ka caktuar apo na caktoi një izolim shumë të vështirë, me një barbari të spikatur, e sidoqoftë shkalla e transformimit që Shqipëria ka përjetuar është shumë shumë e madhe. Mundësitë e të sotmes janë po ashtu shumë shumë të mëdha. Kjo nismë është diçka që i shtohet nismave gjithnjë e më të shpeshta, në kuadërtë paqes dhe të bashkëpunimit.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm në historinë tonë, për të bërë çdo gjë që mundemi për të forcuar bashkëpunimin tonë në rajon. Të gjithë ne e kemi kuptuar që procesi i Integrimit nuk është i lehtë, në momentin që flasim, Shqipëria është në një proces të çuditshëm bllokimi, është nga ato situata që vetëm BE mund ta krijojë.

Nuk ka ndonjë shpjegim të matur se si mund të trajtohet, si mund të mbetesh peng i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve të tjera. Por kësisoj na duhet të ecim përpara, dhe të mos e humbasim durimin, pasi Europa është e vetmja gjendje e natyrshme e Shqipërisë.

Për disa që janë të pasur Europa është një bankomat, Europa për ne është zgjedhja e parë me vullnet të lirë në histori, kemi qenë nën perandori të ndryshme, por nuk ishte zgjedhja jonë, ishim të detyruar që të jetonim në diktaturë për rreth gjysmë shekulli. Për ne Europa është plani A, B, C.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...