8.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Rama i përgjigjet Kurtit dhe Vuçiç:”Të dy janë të interesuar që mos të krijohet asociacioni në veri”

Kryeministri EdI Rama i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, pas refuzimit të këtij të fundit për draftin e propozuar nga qeveria shqiptare për asociacionin. Kurti i tha Ramës se një draft të tillë ta përgatisë për shqiptarët në Luginën e Preshevës e t’ja çojë Vuçiçit.

Ky vendim nuk është një sanksion ose presion ndaj Kosovës. Nuk jam në kushtet të bëjë një mbledhje si UFO. Shqipëria nuk është një UFO, është pjesë e pandashme e aleatëve euroatlantikë. Ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë, po digjet në reputacionin e saj ndërkombëtar me ata që e kanë krijuar si shtet. Për mua nuk ka gjëra të panjohura me Albini pasi siç më njeh ai mua e njoh dhe unë atë. Ai është i sinqertë në atë që thotë. Beson vërtetë se thotë diçka të rëndësishme dhe që unë duhet ta marr në Konsideratë. Zero sepse ka dy njerëz që janë të pa interesuar për asociacionin dhe në këtë pik janë bashkë, jo në kuptimin që janë marrë vesh, pro janë të interesuar që asociacioni të mos krijohet dhe këta janë Vuçiç dhe Kurti. Pse? Për mënyrën si e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme ju duhet armiku i jashtëm. Pse i çon presidenti ushtarët në veri të Kosovës. Mendoni ju se në cepin më të largtë, ai mendon se mund të futet një ushtar serb një metër në kufirin e Kosovës, as që e imagjinon. Pse i çon, nuk i çon për të mbrojtur me armë serbët që janë në Kosovë por për të ndezur shpirtin nacionalist të serbëve që janë në Beograd. Pse i çojnë policët në Kosovë. Këngë mitingu për ata që i dëgjojnë në Serbi. Ça i duhet Kosovës ky konfrontim me Serbinë. Serbia e ka humbur në 1999 dhe nuk është më kërcënim për Kosovës. S’ka se çfarë i bën fare. Aty është Amerika. Aty është kjo Amerikë e cila sot është në acarimin maksimal në qeverinë e Kosovës, për çfarë duhet kjo histori konfrontimi parmamment, duhet për histori të brendshme. Asociacioni mbyll përfundimisht mundësinë për të vazhduar luftën që këta nuk na lënë të zgjedhim. Më vjen mirë dhe është pjesë e marrëdhënies së shëndetshme pasi themi atë që mendojmë. Qëllimin e kemi 1 njohja e plotë përfundimtare ndërkombëtare e Kosovës, edhe nga Serbia dhe kërkimi i Faljes që Serbia duhet t’i bëjë Kosovës”, tha Rama. 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...