12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rama ironizon opozitën: “S’ua zgjidh dot unë hallin, nëse vijoni t’i merrni shqiptarët për budallenj aty do mbeteni”

Në fjalën e tij në seancën plenare ndërsa iu drejtua opozitën në sallë, kryeministri Edi Rama tha se për sa kohë përsërisin të njëjtën gjë, do të marrin të njëjtin rezultat. Tërthorazi, duke iu referuar deklaratave në media, Ram komentoi edhe situatën në PD, pas përjashtimit të ish kryeminisrit Berisha nga grupi i PD.

“Të përsërisësh të njëjtën gjë e të presësh rezultat tjetër, është tipari karakteristik i mendjelehtësisë. Keni 8 vite që përsiërisni të njëjtën gje, e merrni të njëjtin rezultat e do e merrni prap duke përsëritur të njëjtën gjë. Nuk ju shpëton transferimi i përgjegjësisë përmes fantazive për masakrat elektorale. Aty ju kam gjetur aty do ju nëse vijoni të përsërisni të njëjtën gjë duke i marrë shqiptarët për budallenj. Kjo është zgjedhja juaj. Aq më pak kur jeni në një garë kush është kukulla e kush është pengu, e kush s është as kukull as peng. Faktet janë fakte, por ditën e gjykimit ka një barometër. U bënë vite rresht kur populli ju thotë ‘këta s janë më të mirët, por ju ta harroni me këto mend që keni’.” tha Rama.

Ndër të tjera kryeministri komentoi edhe zhvillimet në samitin e Sllovenisë.

“Në samit kryefjalë kishin cfarë mund të bëjmë së bashku për të përballuar furtunën e krizës energjitike. Ju të dy palët i thoni shqiptarëve ‘Shqipërtia s’ka lidhje me tregun ndërkombëtar, ka ujë. Po thatësirë ka Shqipëria?

Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur dhe të gjitha faturat që kemi zgjedhur, kemi vendosur që të kalojmë nga ekonomia komuniste e centralizuar në lirinë e tregut kapitalist. Rritja e çmimit në bursë, energji, naftë, miell nuk pyet as se Spanja ka më shumë as se Shqipëria ka më pak.

Ju partia e qendrës së djathtë, e liberalizimit të tregut, po mos ju njohësh mendon se jeni mbeturina të partisë së Punës. Konceptet tuaja janë mbeturina të sistemit të vjetër. Tani më thoni me gjithë taksën e karbonit brenda, a është nafta sot më lirë se ditën kur ju latë qeverinë? Në 2013, diezeli 182 lekë benzina 186 lekë, merrni tabelën. Sa e blenin shqiptarët kur ju ishit në qeveri, diezelin.”-tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...

Zanfina Ismaili reagon ndaj “situatës në ONIMA”, I del në mbrojtje Gjestit

0
Këngëtarja Zanfina Ismaili ka reaguar pas paralajmërimit për padi nga pronari i kompanisë ONIMA, Erkand Shabani, duke publikuar një emoji në rrjetet sociale për...

Babai i Selin Bollatit kritikohet pas postimit për Enver Hoxhën

0
Pas performancës së saj në testin e kulturës së përgjithshme në “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati u bë e njohur si “kampionia” e...

Michael B. Jordan feston fitimin e Oscar me hamburger në In-N-Out

0
Disa orë pas ceremonisë së 98-të të Çmimeve të Akademisë në Teatrin Dolby të Los Angeles, Michael B. Jordan festoi fitoren e tij për...

Sali Berisha merr pjesë në iftarin e Bashkisë Kavajë për Natën e Kadrit

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e së hënës në iftarin e organizuar nga Bashkia e Kavajës me besimtarët...