4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Rama kërkon përmirësim të strukturave për përballimin e emergjencave natyrore: Përmbytjet dhe zjarret sfidë për vendin

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me kryebashkiakët, ka theksuar nevojën për një organizim më të mirë dhe trajnimin e strukturave përgjegjëse për përballimin e emergjencave natyrore, me fokus përmbytjet dhe zjarret. Duke u ndalur te përmbytjet e fundit në Vlorë, Rama deklaroi se edhe infrastruktura më e mirë nuk mund të përballojë goditjen e parë nga reshjet intensive, por është e domosdoshme që strukturat të jenë të përgatitura për të reaguar menjëherë.

Ai theksoi se ndryshimet klimatike po përkeqësojnë natyrën e këtyre fenomeneve, me raste të përmbytjeve të jashtëzakonshme që janë raportuar në vende si Austria dhe Bosnja, ku kanë humbur jetë njerëz dhe dëmet kanë qenë të mëdha. Rama vuri në dukje se reshjet po bëhen gjithnjë e më të paparashikueshme dhe të fuqishme, duke përmendur si shembull përmbytjen në Dubai, ku në 18 orë ra një sasi shiu e barabartë me reshjet e katër muajve në Londër.

“Sado e përparuar të jetë infrastruktura, nuk mund të përballojë goditjen e parë,” tha Rama, duke shtuar se problemi kryesor qëndron në dobësinë e reagimit të strukturave vendore.

Është fakt që të gjithë vendet duhet të përballen në periudhën e verës me zjarre, në vjeshtë dimër me përmbytje. Natyra e këtyre fenomeneve ka ndryshuar dhe ndryshon çdo vit. E kemi parë se çfarë ndodhi në Austri dhe pamë se çfarë ndodhi në ditët kur këtu u përmbyt Vlora, në Bosnje ku humbën jetën shumë njerëz dhe ku dëmet dhe sipërfaqja e plagës së hapur atje janë marramendëse. Ka një shpjegim të thjeshtë përtej analizave popullore dhe tendencioze që i bëhen përmbytjeve, që ka ndryshuar formacioni i reshjeve. Para ca kohësh u bë spektakolare përmbytja në Dubai, ku në harkun e 18 orëve ra një sasi shiu e barabartë me 4 juaj rresht shi në Londër. Nuk ka infrastrukturë sado ekselente të përballojë goditjen e parë. Ajo që ne s’mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor qoftë për zjarret qoftë për përmbytjet. Duke e marrë te përmbytjet, e domosdoshme të ketë një fokus të veçantë te organizmi i strukturës, trajnimi, aftësimi dhe stërvitja e të gjithë strukturës që duhet të jetë gati për të dalë në terren në momentin e parë të reagimit. Kur është faza e goditjes s’ka ca bën askush, por e gjithë struktura duhet të vihet në funksion”, tha Rama.

Rama përfundoi duke theksuar rëndësinë e një reagimi të shpejtë dhe të organizuar nga strukturat vendore, si për zjarret ashtu edhe për përmbytjet, në mënyrë që të minimizohen pasojat në jetën e qytetarëve dhe në infrastrukturë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...