8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Rama: “Kini durim! Shqipëria do i ketë satelitët shpejt për të forcuar kontrollin mbi territorin e saj”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria do i ketë satelitët e saj dhe madje shpejt në shërbim të forcimit të kontrollit të territorit.

Një ditë pas deklaratës në parlament, Rama theksoi se përdorimi i mjeteve do të jetë për çështje që kanë të bëjnë me punët civile të vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar, jo për çështje ushtarake.

I pyetur nëse më mirë ujë 24 orë apo satelitë në hapësirë, ai tha se satelitët do të shërbejnë edhe për ujin.

“Kini durim, qeshni sepse e qeshura shëndet është dhe mirë i bën të gjithëve. Shqipëria do të ketë satelitë dhe do i ketë shpejt për të forcuar kontrollin mbi territorin e saj, do ketë dhe dronë inteligjentë që do na ndihmojnë për ta çuar vendin në një nivel tjetër nga aspekti i administrimit të territorit të vet. Këto janë mjete të një teknologjie të re që garantojnë një monitorim të territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë, tek ndërtimet që kryhen në territor, tek monitorimi i informacionit që i duhet strukturave të shtetit për luftën kundër trafiqeve. Patjetër për të çuar drejt zerimit përpjekjet për kultivimin e bimëve narkotike, për të mbjellat e bujqësisë dhe natyrisht për të luftuar në mënyrë cilësore krimin e organizuar. Duke pasur në dispozicion këtë arsenal për të zhvilluar marrëdhëniet në territor që shpesh herë komprometohen nga inspektorë, punonjës të korruptuar. Nuk do bëjmë asgjë që ndodh për herë të parë në Shqipëri. Nuk ka nevojë të jesh një vend super i zhvilluar për të bërë një kapërcim epokal. Shqipëria do i ketë satelitët e saj, do i ketë shpejt, ashtu sikundër dhe dronët inteligjentë dhe do rrisë në mënyrë eksponenciale kapacitetet e mbrojtjes së territorit.

Përdorimi i mjeteve, për çështje që kanë të bëjnë me punët civile të vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Nuk do jenë për çështje ushtarake.

Po t’ju them që satelitët lidhen dhe me ujin 24 orë ça do thoni ju? Të gjitha bashkë, ideja meqë s’kemi ujë 24 orë në të gjithë territorin, nuk duhet të kemi satelitë për territorin është e gabuar. Do kemi kontroll të plotë dhe mbi mjedisin. Ne na duhen sy inteligjentë të një kapaciteti që i tejkalon kapacitet njerëzore për të pasur në kohë reale informacion për kontrollin e territorit tonë”, deklaroi Rama.

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...