6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Rama, Kurti dhe Vuçiç bëhen bashkë! Pjesë do jetë dhe nd.sekretari O’Brien

Më 16 maj, në Kotor të Malit të Zi, do të mbahet Samiti i rradhës BE-Ballkani Perëndimor. Ky samit do të sjellë bashkë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministrat shqiptarë, Edi Rama, Albin Kurti dhe Talat Xhaferri, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kryeministri malazez Milojko Spajiç dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi do të drejtojnë këtë samit, në të cilin do të marrin pjesë edhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Përveç liderëve politikë, në samit pritet të jenë prezentë edhe organizata partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, Komuniteti i Transportit, Aleanca Atlantike, Komuniteti i Energjisë, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, ReSPA, GIZ, si dhe përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe të tjerë.

Pak ditë para Samitit, më 15 maj, do të zhvillohet një takim i Ministrave të Çështjeve Evropiane dhe Financave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe organizatave partnere.

Këto takime vijnë në vazhdimësi të diskutimeve të ndryshme rajonale, ku udhëheqësit e rajonit dhe përfaqësuesit e BE dhe SHBA kanë shqyrtuar Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të përshpejtojë procesin e integrimit socio-ekonomik me BE-në, duke përfshirë grante dhe kredi në vlerë prej gjashtë miliardë euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...